Lajme Zone
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
SportTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja maksimale të shitjes me shumicë dhe pakicë për nënproduktet e naftës dhe gazit, në mbështetje të vendimit për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve.

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja maksimale të shitjes me shumicë dhe pakicë për nënproduktet e naftës dhe gazit, në mbështetje të vendimit për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve. Në mbledhjen e zhvilluar më 14 tetor 2026, Bordi vendosi këto çmime maksimale:

Benzina: 190 lekë/litër me pakicë dhe 178 lekë/litër me shumicë.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, në orën 14:00, dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur mund të pasqyrohen ndryshime të reja në varësi të ecurisë së çmimeve të shitjes.

Njoftimi i plotë: Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e rradhës.

Kështu Bordi i Transparencës në datë 14 Tetor 2026, vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 213 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 201 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 14 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg. Top Channel