Sot ishte dita kur ishte parashikuar të zhvendosej drejt spitalit Memorial të Fierit pasi të hënën ‘Burgjet’ i kishin vënë në dispozicion datën për ndërhyrjen në këmbë, por Erion Veliaj ka refuzuar. Arsyetimi është shumë i fortë. Kryebashkiaku i Tiranës thotë se nuk mund t’ia besojë jetën një spitali ku e ka dërguar kryeministri Edi Rama. “E vërteta është se as e kam kërkuar dhe sigurisht e kam refuzuar operimin në një spital të imponuar nga ai që më internoi në Fier, kryeministri i vendit. Pas asaj që e konsideroj internim politik, si mund t’i besoj të njëjtit person edhe për një operacion nën narkozë, ku në lojë është vetë jeta ime?”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale. LEXO EDHE:Ylli Pata: Dimensioni politik i një beteje brenda mazhorancës Për t’i garantuar që ndërhyrjen kirurgjikalë ta bëjë në një spital të sigurt i është drejtuar vetë Gjykatës së Posaçme anti korrupsion. “Që të premten në mëngjes i jam drejtuar GJKKO-së për të garantuar vlerësimin nga mjeku i zgjedhur prej meje dhe operimin në spitalin që zgjedh familja ime. Nuk po refuzoj trajtimin apo operimin e mundshëm, të cilin e kam kërkuar prej muajsh. Po refuzoj që ai që më internoi të vendosë edhe mbi jetën time”, theksoi Veliaj. Më herët refuzimin e Veliajt e kishte deklaruar edhe vetë Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu, i cili në një mesazh drejtuar gazetarëve e akuzon kryebashkiakun se kërkon të bëjë zhurmë dhe alibi për të ngritur pretendimin sikur nuk po trajtohet siç duhet nga instancat shtetërore. “Nuk paska qenë problem ndërhyrja, por zhurma dhe alibia për të ngritur pretendimin sikur nuk po trajtohet siç duhet nga instancat shtetërore! Pra, sot, pas një lumi kërkesash nga ana e Erion Veliajt se pse nuk po lejohej të kryhej ndërhyrja, po vetë ai refuzon ta kryejë ndërhyrjen, me motivacionin se nuk është gati!”, deklaroi Arben Qalliu, drejtor i Burgut Fier. Deklarata e Veliajt këtë të diel tregon se përplasja e tij me Kryeministrin Rama ka arritur në akuza ekstreme. Një ditë më herët në Asamblenë e socialistëve të Tiranës, kreu i Partisë Socialiste paralajmëroi masa të ashpra ndaj të gjithë atyre që zbatojnë urdhrat e Veliajt për shkarkime në Bashkinë Tiranë. Askush nuk do të falet tha Rama. Ndërkohë që institucioni i bashkisë e quajti presion politik për të kapur pushtetin vendor. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 11:59 Refuzon operimin në spitalin Memorial të Fierit, Veliaj: Nuk mund t'ia besoj jetën time Edi Ramës, personit që më internoi këtu Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka refuzuar të kryejë ndërhyrjen kirurgjikale në këmbë në Spitalin Memorial të Fierit, me argumentin se nuk mund t’ja besojë jetën e tij nën narkozë kryeministrit Edi Rama, të cilin e cilëson si personin ‘që më internoi në Fier’.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj këmbëngul që operacionin ta zhvilloj në spitalin që ka zgjedhur familja e tij, në Tiranë. Për këtë Veliaj thotë se pret vendimin e Gjykatës së Posaçme, së cilës i është drejtuar të premten për këtë çështje.Reagim i kryetarit Veliaj:E kuptoj që makineria e PR-it të Kryeministrit është sulur edhe ndaj këmbës sime, me sa duket se u kanë mbaruar punët e vendit për të publikuar.Por e vërteta është se as e kam kërkuar dhe sigurisht e kam refuzuar operimin në një spital të imponuar nga ai që më internoi në Fier, Kryeministri i vendit. Pas asaj që e konsideroj internim politik, si mund t’i besoj të njëjtit person edhe për një operacion nën narkozë, ku në lojë është vetë jeta ime?Që të premten në mëngjes i jam drejtuar GJKKO-së për të garantuar vlerësimin nga mjeku i zgjedhur prej meje dhe operimin në spitalin që zgjedh familja ime.Nuk po refuzoj trajtimin apo operimin e mundshëm, të cilin e kam kërkuar prej muajsh. Po refuzoj që ai që më internoi të vendosë edhe mbi jetën time! R.Xh/Shqiptarja.com Share R.Xh A.Hl Shqiptarja.com TAG: erion veliaj Fier Spitali Memorial i Fierit lufta veliaj rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (4 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento jeta: 22/11/2026 14:04 djallezor dhe intrigant ben sikur je semure dhe nxjerr helm nga goja pis cun ngelesh. Përgjigju Miri: 22/11/2026 12:08 Mire o mire ke te drejte se po te operonte Edi Rama vet do te nxirrte si kryeveprat qe ben ne kryeministri …. Meso emrin e doktorit o erion qe sje me lal Përgjigju Sondazhi i ditës:
21 Nëntor, 17:11
Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 71.6% Protesta 22.7% Asnjëra 5.7% Vota total: 1451 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 21 Nëntor, 17:11 Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?
