Në një intervistë në “News24”, analisti Ermal Hasimja, komentoi zhvillimet e fundit në vend, që nga skandali i SHISH , deri te deklaratat e kryeministrit Edi Rama, pas kthimit të tij nga New York. Ai theksoi se përgjegjësia kryesore për situatën aktuale është e kryeministrit, ai theksoi se njerëzit që vendosur në disa institucione nuk janë aty rastësisht. “E vetmja gjë që prodhoi është një përpjekje për të integruar në makinerinë e qeverisë. Nuk është s problem individual dhe as problem rozë. Problemi real është që SHISH në vend e kemi në duart e krimit të organizuar. Pra është një problem gjigand i arkitekturës së shtetit. Shumë prisnin që Rama të jepte dorëheqjen, por ajo pritshmëri nuk u realizua. Janë disa projekte të shumicës që presin miratimin sepse i shërbejnë vijimësisë në pushtet të PS. Praktikisht Rama thotë atë që ka thënë gjithmonë, se përgjegjësia është individuale, por kur ke njerëzit më të rëndësishëm të shtetit në pranga, apo atë akuzuar. Atëherë problemi është më i madh dhe përgjegjësia nuk është individuale. Kur Parlamenti voton një kryeministër, detyra kryesore është të ndërtojë një qeveri që të emërojë atë që ka në dorë për të emëruara, institucione të pavarura. Pra është detyrë dhe përgjegjësi. Dhe kur të gjitha dalin të korruptuar të lidhur me krimin nuk mund të thuash nuk është përgjegjësi e imja. Rama po përpiqet të luajë me dy portë në mënyrë që secili të zgjedhë atë që do dhe dëshiron. Kur thotë që ne kemi krijuar SPAK është duke u përpjekur të shfajësohet. Por nuk ka qenë në dorë të Ramës, sepse po të ishte për Ramën SPAK nuk do ekzistonte, as GJKKO”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
