Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Skandali i Hysenit dhe implikimi me Agasin/ “Nuk janë dashuriçka adoleshtësh, Rama ka përgjegjësi politike”, Korreshi: SHISH ka punuar në funksion të grupeve kriminale


Në një intervistë në News24, deputeti Saimir Korreshi, foli për skandalin e SHISH. Ai tha se kryeministri Edi Rama nuk mban përgjegjësi për njerëzit që kanë emëruar vetë

Në një intervistë në News24, deputeti Saimir Korreshi, foli për skandalin e SHISH. Ai tha se kryeministri Edi Rama nuk mban përgjegjësi për njerëzit që kanë emëruar vetë Gjithashtu theksoi se strukturat e SHISH kanë punuar në funksion të grupeve kriminale dhe se duhet të ketë përgjegjësi politike. “Ne jemi bërë shtet që vetëm me dajak ikën, përveç protestës që i jam mirënjohës. Duhet të kesh aftësi për të zgjedhur hajdutë…kjo është një përgjegjësi shumë e madhe politike, kur shpërdorimi i detyrës është me kryerje ose mos kryerje. Për shpenzime koti në Angli dhanë dorëheqje. Nuk mund të quash përgjegjësi dashuriçka mes dy adoleshentësh. Pjesa e krevatit e krevatit ka punën e vet le të marrin të gjithë librin e kamasutrës në krevat. Por pjesa shtetërore, pavarësisht se e quan se nuk i ke shitur agjenturave të huaja informacion se ne as nuk e dimë se çfarë kemi…Por e gjitha struktura e shërbimit informativ, kanë përgjuar verifikuar ndjekur në funksion të grupeve kriminale. Edhe del e thotë nuk ka përgjegjësi shteti, kush e ka përgjegjësinë? Po ato drejtori urdhra që janë dhënë në funksion të grupeve kriminale, po kjo çfarë është? Shteti në funksion të grupeve kriminale? Ka zëra që thonë që është pezulluar por ne nuk na informon njeri. Ka zëra që është pezulluar marrja e dokumenteve të klasifikuar. Por nuk e dimë se deri në çfarë pike është”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb