Kryebashkiaku firmos ndarjen nga Edi Rama, nga paraburgimi hap frontin kundër PS-së Pas fshesës në njësitë administrative, kryebashkiaku kundërshton zyrtarisht reformën territoriale dhe bashkohet me opozitën në një nga prioritetet politike të mazhorancës... Erion Veliaj nuk po humbet asnjë minutë për t’iu kundërvënë mazhorancës së cilës i përket. Pas shkarkimit të disa drejtuesve të njësive administrative, të cilët funksionojnë edhe si drejtues politikë të zonave, ai ka dorëzuar një kundërshtim zyrtar ndaj reformës territoriale.
Kjo lëvizje nuk përfaqëson një shpërthim të çastit kundër disa ish-vartësve, siç mund të interpretohej fshesa në njësitë administrative. Në fakt, as shkarkimet nuk kishin vetëm karakter administrativ.
Veliaj po kundërshton hapur një reformë që mazhoranca socialiste e mbështet dhe Edi Rama e ka shpallur prioritet politik. Në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ai ka dorëzuar një dokument zyrtar ku kërkon që reforma të mos miratohet.
Me këtë qëndrim, Veliaj është bashkuar politikisht me opozitën. Ai mbështet thelbin e kërkesës së saj për të bllokuar reformën territoriale të mazhorancës.
Veliaj nuk e ndërmerr këtë lëvizje për të mbrojtur një mandat tjetër personal. Edhe nëse del nga burgu, ai nuk mund të kandidojë për një mandat të katërt si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye, kundërshtimi i tij merr karakter të pastër politik dhe i shërben drejtpërdrejt opozitës.
Pse po e bën këtë?
Veliaj kërkon të tregojë se mbetet aktor politik në Tiranë, pavarësisht se ndodhet në paraburgim. Ai po shfaqet si kundërshtar i partisë së vet, çka tregon se po përgatitet ose për një betejë brenda PS-së, ose për një ndarje prej saj.
Mundësia e një ndarjeje duket më e fortë. Veliaj po sillet tashmë si një ‘outsider’ brenda mazhorancës.
Kjo strategji lidhet edhe me betejën e tij penale. Veliaj mund të synojë që ta paraqesë burgosjen si përndjekje politike dhe veten si kurban të Edi Ramës. Një tezë të tillë mund ta përdorë edhe si argument juridik në procesin që pritet të ndjekë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Hyrja në këtë lojë, megjithatë, e vendos kryebashkiakun e Tiranës në një front të hapur politik kundër partisë së tij. Ai do ta ketë të vështirë të zhvillojë një betejë të brendshme për të marrë kontrollin e grupit që vazhdon ta mbështesë. Për këtë arsye, letra kundër reformës territoriale mund të lexohet si akti i parë zyrtar i ndarjes së Erion Veliajt nga Partia Socialiste.
PS-ja i dha tri mandate në krye të Bashkisë së Tiranës. Sipas narrativës që po ndërton Veliaj, e njëjta parti e braktisi dhe e çoi në burgun e Durrësit.
Me këtë akt politik, “Lali” është shfaqur si opozitar i Edi Ramës. Për këtë përplasje flitej prej kohësh, ndërsa tani ajo ka marrë formë zyrtare.
Veliaj duhet ta artikulojë politikisht këtë pozicion përtej letrave dhe manovrave administrative. Vetëm atëherë do të kuptohet nëse po negocion me Ramën nga pozita e presionit, apo po përgatit ndarjen përfundimtare nga PS-ja./Pamfletirama veliaj reforma territoriale Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Rama sfidon protestuesit: Fatin e projektit të Kushner nuk e vendos rruga 1 Tetor 2026, 16:1316:13Politike “Hetimet do nxjerrin Ramën”, Balliu: Përgjimet zbuluan se kryeministri dhe Ron Yeffet donin të përfshinin në krimin e tyre dhe SHBA 1 Tetor 2026, 14:2314:23Politike Raporti i DASH për qeverinë, nënkryetari i PD: Korrupsioni po largon investitorët dhe po zbraz vendin 1 Tetor 2026, 14:0814:08Politike Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Berisha: Mburojë për Ramën, KiE s'e ka mbështetur 1 Tetor 2026, 13:1013:10Politike Ndryshimet në Kodin Penal, deputeti i PD: Rama kërkon të paralizojë hetimet dhe të bllokojë SPAK 1 Tetor 2026, 13:0013:00Politike 27-katëshi te 'Tajvani', Rama bën avokatin e arkitektëve të huaj: Shqipëria s’ ka kapacitete për të ndërtuar kulla 1 Tetor 2026, 11:4211:42Politike

