Konferenca e Kryetarëve Kreu i grupit parlamentar socialist tha se Kuvendi nuk mund të zëvendësojë kompetencat e prokurorisë. PD kërkon debat parlamentar për përgjegjësitë institucionale lidhur me ish-drejtuesen e SHISH Partia Socialiste është shprehur kundër kërkesës së Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat në Kuvend lidhur me arrestimin e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni.
Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ku po shqyrtohet kërkesa e demokratëve, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, përsëriti qëndrimin e mazhorancës se përgjegjësia penale është individuale dhe se hetimet duhet t'u lihen organeve të drejtësisë.
Balla tha se çdo dyshim i ngritur nga organi i akuzës duhet të hetohet dhe të zbardhet deri në fund nga SPAK, pa ndërhyrje apo mbivendosje nga politika.
Sipas tij, Kuvendi nuk mund t'i përdorë instrumentet e kontrollit parlamentar për të dubluar apo zëvendësuar kompetencat e prokurorisë, për të verifikuar prova apo për të përcaktuar përgjegjësi penale individuale.
"Qëndrimi ynë, lidhur me hetimet mbi ish-drejtoren e Shërbimit Informativ ne presim që çdo dyshim i organit të akuzës të hetohet dhe zbardhet deri në fund nga SPAK, të cilët duhen lënë të bëjnë punën e tyre pa asnjë ndërhyrje apo mbivendosje, përmes procesit të pavarur të hetimit dhe të gjykimit. Rruga pa kthim që kemi zgjedhur është rruga e pavarësisë së organeve të drejtësisë për të hetuar e gjykuar këdoqoftë, pavarësisht statusit social apo funksionit publik. Sipas jurisprudencës së konsoliduar tanimë të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi nuk mund të përdorë instrumentet e kontrollit parlamentar për të dubluar ose zëvendësuar kompetencat e prokurorisë, për të verifikuar prova, për të përcaktuar fakte penale apo përgjegjësi individuale.", tha Balla.
Kreu i grupit të PS-së argumentoi se as mocioni me debat dhe as komisionet hetimore parlamentare nuk mund të zëvendësojnë apo të ndikojnë hetimet e SPAK. Ai solli në vëmendje edhe deklaratat e një dite më parë të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sipas së cilës çështjet që hetohen tregojnë se sistemi i drejtësisë po funksionon.
Balla theksoi gjithashtu se parimi i prezumimit të pafajësisë duhet të respektohet, por njëkohësisht askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Sipas tij, fakti që një zyrtar mund të jetë propozuar apo mbështetur politikisht nga mazhoranca nuk e bën përgjegjësinë e tij penale përgjegjësi të shumicës qeverisëse.
"Çdokush është i pafajshëm deri në gjykimin përfundimtar po askush nuk është mbi ligjin në asnjë rast e për asnjë arsye. Qëndrimi ynë mbetet ai që kemi thënë ditën e parë të Reformës në Drejtësi: Pafajësia ose fajësia e një zyrtari, edhe pse i propozuar, mbështetur apo votuar prej nesh, i vendosur nën akuzë është një çështje individuale përballë prokurorisë e gjykatës dhe kjo shumicë qeverisëse, i mbetet besnike këtij qëndrimi duke mos hyrë në meritën e asnjë çështjeje të drejtësisë dhe duke mos bërë avokatinë e askujt që përballet me drejtësinë.", tha Balla.
Në krahun tjetër, Partia Demokratike kërkon që çështja e ish-kreut të SHISH të bëhet objekt i një mocioni me debat në Kuvend. Opozita kërkon të shqyrtohen përgjegjësitë institucionale që lidhen me përzgjedhjen, emërimin, ushtrimin e detyrës, mbikëqyrjen dhe largimin e Hysenit nga drejtimi i Shërbimit Informativ të Shtetit.
PD kërkon gjithashtu që të shqyrtohen mekanizmat e kontrollit dhe mbikëqyrjes së SHISH, si dhe çështjet që lidhen me mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.
Balla, nga ana tjetër, këmbënguli se çështja duhet t'i lihet prokurorisë dhe gjykatës, ndërsa procesi hetimor dhe gjyqësor, sipas tij, duhet të përcaktojë nëse ka pasur ose jo cenim të sigurisë kombëtare apo çështje që lidhen me partnerët e Shqipërisë. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Takimi me ministrin Hoxha, Ambasada e SHBA zbardh prioritetet e ambasadorit Wendt 1 Tetor 2026, 10:0010:00Politike Arrestimi i Vlora Hysenit/ PD kërkon mocion me debat, Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën 1 Tetor 2026, 08:0608:06Politike "Shqipëria do të përballet me një problem të madh"/ Kryebashkiaku i Dubrovnikut leksion Ramës: Mëso nga gabimet e të tjerëve! 1 Tetor 2026, 07:3607:36Politike Dosja e SHISH, ish-ministri paralajmëron: Brenda 3-4 javësh do të dalë një tjetër skandal 30 Shtator 2026, 21:1821:18Politike Bajram Begaj pret Von der Leyen në Presidencë: Ambicia jonë, mbyllja e kapitujve në 2027! 30 Shtator 2026, 20:1320:13Politike “E drejta e vetos nuk i bën mirë BE-së”, Rama: Shqipërisë nuk i intereson një mekanizëm i tillë 30 Shtator 2026, 18:4118:41Politike

