Pedro Sánchez Një sondazh i Sigma Dos për El M projekton një shumicë të gjerë për aleancën PP-Vox nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin tani. Socialistët po humbasin terren mes skandaleve që kanë prekur njerëz pranë kryeministrit Pedro Sánchez, dobësimit të partnerëve të majtë dhe vështirësive të koalicionit qeverisës. Boshti politik i Spanjës po zhvendoset gjithnjë e më shumë drejt së djathtës, duke krijuar një çarje të thellë që rrezikon të godasë qeverinë aktuale progresiste edhe përpara se spanjollët t'u drejtohen kutive të votimit, në verën e vitit 2027.
Fotografia e momentit vjen nga një sondazh i Sigma Dos për El M, i zhvilluar nga 6 deri më 20 korrik. Të dhënat sugjerojnë se një nga bastionet e fundit të mëdha të së majtës në Europë mund të jetë nën presionin në rritje të qendrës së djathtë dhe së djathtës nacionaliste.
Sondazhi është kryer përpara krizës së ndërlikuar migratore dhe diplomatike në Ceuta, ndaj nuk pasqyron efektin që zhvillimet e fundit mund të kenë pasur mbi opinionin publik.
Por problemet për kryeministrin Pedro Sánchez shkojnë përtej emigracionit. Partia Socialiste po kalon një periudhë të vështirë politike, ndërsa qeveria është përballur me një seri çështjesh dhe hetimesh që kanë përfshirë persona shumë pranë kryeministrit.
Në qendër të polemikave kanë përfunduar bashkëshortja dhe vëllai i Sánchez, ndërsa një nga goditjet më të rënda politike ka ardhur nga çështja që lidhet me José Luis Ábalos, ish-ministër dhe dikur një prej njerëzve më të rëndësishëm të Partisë Socialiste. Polemikat kanë prekur edhe figurën e ish-kryeministrit José Luis Rodríguez Zapatero, një mentor dhe pikë referimi politike për kreun aktual të PSOE-së.
Këto zhvillime po rëndojnë mbi një koalicion qeverisës që ishte që në fillim tepër heterogjen, me forca të së majtës radikale, por edhe parti nacionaliste baske dhe katalanase. Vështirësitë e shumicës reflektohen edhe te buxheti: koalicioni prej tre vitesh nuk ka arritur të miratojë një ligj të ri buxhetor.
Nëse spanjollët do të votonin tani për një parlament të ri, Partia Popullore (PP) dhe Vox jo vetëm do ta kalonin pragun prej 176 mandatesh të nevojshme për shumicën absolute, por do të arrinin mes 196 dhe 204 deputetë, sipas sondazhit.
Diferenca me bllokun progresist dhe partitë indipendentiste po zgjerohet. Tendenca, sipas analizës, mund të jetë përforcuar më tej pas krizës migratore në Ceuta.
Edhe më domethënës është ndryshimi në hartën elektorale të vendit. PP dhe Vox rezultojnë forca dominuese në 38 nga 50 provincat spanjolle, kundrejt vetëm tetë provincave ku kryeson e majta.
Kjo do të thotë se blloku i djathtë do të dominonte rreth 76% të territorit kombëtar, një rritje e ndjeshme krahasuar me 56% që regjistronte në vitin 2023.
Koalicioni që tre vjet më parë mundësoi investimin e Sánchez duket se ruan avantazh të sigurt kryesisht në bastionet nacionaliste të Katalonjës, Vendit Bask dhe Navarrës, ndërsa në pesë provinca të tjera gara mbetet e hapur.
Veçanërisht problematike për Sánchez është dobësimi i së majtës përtej PSOE-së. Sumar po humbet vazhdimisht mbështetje, ndërsa socialistët nuk po arrijnë të përthithin votuesit që largohen nga partnerët e tyre.
Në kushtet aktuale, Sánchez do të kishte sigurinë se PSOE do të ishte partia e parë vetëm në dy provinca, Barcelonë dhe Navarra, ndërsa socialistët do të humbnin bastione historike si Sevilja, Tarragona dhe Lleida.
Në këtë panoramë, Vox po luan një rol vendimtar. Partia e drejtuar nga Santiago Abascal konsolidohet si forca e tretë politike në nivel kombëtar me 17.3% të votave.
Por rritja e saj bëhet edhe më e dukshme në nivel lokal. Vox do të konkurronte drejtpërdrejt me socialistët për vendin e dytë në 19 provinca, ndërsa në dy të tjera do t'i kishte kaluar tashmë.
Kriza në Ceuta mund ta thellojë më tej këtë prirje. Menaxhimi i emigracionit në kufirin veriafrikan është tradicionalisht një çështje e ndjeshme për elektoratin spanjoll dhe kërkesat për më shumë kontroll e siguri mund të favorizojnë të djathtën.
Në këtë kontekst, PP po përpiqet të paraqitet si alternativa e moderuar e qeverisjes, duke synuar njëkohësisht votuesit e qendrës dhe ata të zhgënjyer nga mënyra se si e majta ka menaxhuar qeverisjen.
Për Sánchez, problemi është se këto zhvillime nuk po ndodhin të izoluara. Skandalet që kanë prekur rrethin e tij politik, dobësimi i aleatëve, vështirësitë parlamentare dhe presioni mbi emigracionin po bashkohen me një zhvendosje më të gjerë të elektoratit drejt së djathtës.
Një vit përpara zgjedhjeve, rruga e Pedro Sánchez drejt një mandati tjetër në Moncloa duket më e vështirë se kurrë./Pamfleti pedro sánchez spanja e djathta Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Shtatë pyetjet pa përgjigje për shëndetin e Donald Trump: Nga mavijosjet te përgjumja në publik 16 Gusht 2026, 14:3714:37Rajoni dhe Bota Presidenti i Guinesë kthehet nga pushimet në Greqi, pritet me ushtri dhe autoblinda (Video) 16 Gusht 2026, 13:2313:23Rajoni dhe Bota Nga protesta me reçipeta te spitali psikiatrik: Historia e studentes që sfidoi regjimin iranian 16 Gusht 2026, 13:0013:00Rajoni dhe Bota Europa po thahet, imazhet satelitore tregojnë lumenjtë që po “zhduken” (Foto) 16 Gusht 2026, 12:5112:51Rajoni dhe Bota Izraeli ngre alarmin: Hamasi dhe Hezbollahu po koordinohen me ndihmën e Iranit 16 Gusht 2026, 12:4312:43Rajoni dhe Bota Droni rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s, F-18 spanjoll e rrëzon mbi Rumani 16 Gusht 2026, 12:0712:07Rajoni dhe Bota

