Lajme Zone
Sherri në Sarandë ku u dhunua shefi i Krimeve, policia zbardh ngjarjen: 6 persona në pranga dhe dy efektivë të pezulluar!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Sherri në Sarandë ku u dhunua shefi i Krimeve, policia zbardh ngjarjen: 6 persona në pranga dhe dy efektivë të pezulluar!

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me dhunimin e shefit të Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli, gjatë një konflikti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të 16 gushtit, në ambientet e jashtme të një lokali në rrugën “Butrinti”.

Pamje nga arrestimet Policia deklaron se rojet e sigurisë nuk e ndërprenë konfliktin, por goditën me grushte edhe shefin e Hetimit të Krimit. Bakalli kaloi në vetëmbrojtje dhe njoftoi shërbimet e Policisë për të kërkuar ndihmë. Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me dhunimin e shefit të Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli, gjatë një konflikti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të 16 gushtit, në ambientet e jashtme të një lokali në rrugën “Butrinti”.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 03:20, rojet e sigurisë së lokalit po konfliktoheshin fizikisht me disa persona, pa njoftuar shërbimet policore.

Në atë moment, Bakalli po kalonte në rrugë me automjetin e tij. Pasi konstatoi konfliktin, ai ndaloi, u prezantua me detyrën që mbante dhe ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Policia deklaron se rojet e sigurisë nuk e ndërprenë konfliktin, por goditën me grushte edhe shefin e Hetimit të Krimit. Bakalli kaloi në vetëmbrojtje dhe njoftoi shërbimet e Policisë për të kërkuar ndihmë.

Rreth një minutë më pas, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë, të cilat ndërhynë dhe shoqëruan disa nga personat e përfshirë.

Pas kontrolleve, Policia lokalizoi në një banesë në fshatin Gjashtë edhe pjesën tjetër të rojeve të lokalit.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës, Policia arrestoi M. K., 35 vjeç, administrator i lokalit; E. N., 38 vjeç; F. H., 35 vjeç; I. Ç., 34 vjeç; A. K., 31 vjeç, ushtarak në Zall-Herr dhe roje sigurie në lokal, si dhe B. S., 29 vjeç, taksist. P. D., 28 vjeç, roje sigurie, u shpall në kërkim.

Në lidhje me të njëjtën ngjarje, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, pezulloi nga detyra inspektorin A. Sh., efektiv të repartit “RESI”, dhe nënkomisarin A. B., efektiv të RENEA-s.

Sipas Policisë, dy efektivët punonin pa leje në lokalin ku ndodhi konflikti dhe nuk njoftuan shërbimet policore. Policia thotë se ata, pavarësisht se ishin jashtë detyrës, duhej të kishin ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor ndaj dy efektivëve të pezulluar, ndërsa Prokuroria e Sarandës po vijon hetimet për personat e përfshirë në ngjarje.

Njoftimi i plotë: Goditën për shkak të detyrës Shefin e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë, i cili ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes rojeve të sigurisë së një lokali dhe disa shtetasve, vihen në pranga 6 shtetas, mes tyre edhe administratori i lokalit, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, ka pezulluar menjëherë nga detyra dhe ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për nisjen e hetimit disiplinor ndaj dy punonjësve të Policisë, për dypunësim pa leje në lokalin ku ndodhi konflikti dhe për mosndërhyrje për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.Më datë 16.08.2026, rreth orës 03:20, në rrugën “Butrinti”, Sarandë, në ambientet e jashtme të një lokali, rojet e sigurisë së lokalit po konfliktoheshin me disa persona të tjerë dhe nuk kishin njoftuar shërbimet e Policisë.Gjatë konfliktit, Shefi i Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, nënkomisar M. B., po kalonte në rrugë me mjetin e tij dhe, kur ka konstatuar konfliktin, ka ndaluar, duke u prezantuar me detyrën që mbante dhe duke u përpjekur të parandalonte përshkallëzimin e konfliktit.

Rojet e sigurisë së lokalit nuk e kanë ndaluar konfliktin fizik, por kanë filluar të godasin me grushte edhe Shefin e Hetimit, i cili ka kaluar në vetëmbrojtje dhe ka arritur të komunikojë me shërbimet e Policisë për të kërkuar ndihmë.Pas rreth 1 minute, kanë shkuar në ndihmë shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë, të cilat kanë neutralizuar përshkallëzimin e konfliktit dhe kanë shoqëruar disa persona që janë gjendur të pranishëm në konflikt.Shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet dhe, në një banesë në fshatin Gjashtë, Sarandë, kanë lokalizuar dhe shoqëruar edhe pjesën tjetër të rojeve të lokalit ku kishte ndodhur konflikti fizik.Në vijim të veprimeve të kryera nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, në bashkëpunim me Prokurorinë Sarandë, është bërë arrestimi i shtetasve:M. K., 35 vjeç, administrator i lokalit ku ndodhi konflikti;E. N., 38 vjeç; F. H., 35 vjeç; I. Ç., 34 vjeç; dhe A. K., 31 vjeç, ushtarak në Zall-Herr, roje sigurie në lokalin ku ndodhi konflikti, si dhe B. S., 29 vjeç, taksist.Po në vijim të veprimeve, u bë shpallja në kërkim e shtetasit P. D., 28 vjeç, roje sigurie në lokalin ku ndodhi konflikti.Gjithashtu, në lidhje me ngjarjen e ndodhur, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, u pezulluan menjëherë nga detyra dy punonjësit e Policisë, Inspektor A. Sh., efektiv i Repartit “RESI”, dhe nënkomisar A. B., efektiv i RENEA-s.Këta punonjës, të dypunësuar pa leje në lokalin ku ndodhi konflikti, nuk kanë njoftuar Policinë për konfliktin që po ndodhte dhe, pavarësisht se ishin jashtë detyre, duhet të ndërhynin për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka dërguar një grup pune në Sarandë, ku ka nisur hetimin disiplinor për dy punonjësit e Policisë, tashmë të pezulluar nga detyra.Hetimet vijojnë nga Prokuroria për vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave të përfshirë në këtë ngjarje. sherri në sarandë mateo bakalli policia Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Atentati i dështuar në Elbasan, Softa zbardh pistën e konfliktit: Motivi ka qenë i fortë! 16 Gusht 2026, 16:1116:11Kronike Aksident në Durrës, përplasen dy makina; njëra përfn e përmbysur 16 Gusht 2026, 15:3115:31Kronike I kërkuar nga Spanja për trafik kokaine, arrestohet në Rinas 43-vjeçari 16 Gusht 2026, 15:0115:01Kronike Nga atentati ndaj Pajtim Serjanit te vrasja e Devi Kasmit: Kush është Aurel Hoxhallari që u kap në Rumani? 16 Gusht 2026, 14:2314:23Kronike Ekstradohet nga Britania Xhuljano Hoxha, i akuzuar për fermën me 870 kg kanabis në Berat 16 Gusht 2026, 14:1514:15Kronike Organizoi vrasjen e Devi Kasmit, kapet pas 8 vitesh në arrati Aurel Hoxhallari 16 Gusht 2026, 14:0514:05Kronike