Një postim i bërë së fundi nga Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka tërhequr jo pak vëmendje.
Bëhet fjalë për një postim në rrjetet sociale, në të cilin Kumbaro rekomandon disa tituj librash për t’u lexuar ndërsa vijojnë pushimet verore për nxënësit e shkollave në vend.
Në sy ka rënë fakti se mes 10 titujve që rekomandon ministrja, vetëm një prej tyre është i një autori shqiptar.
Në një mori titujsh e librash në shqip nga autorët vendas për këtë grupmoshë, Kumbaro ka renditur autorë të huaj në disa zhanre, duke përfshirë vetëm librin “Kronikë në gur” nga Ismail Kadare.
Ndërsa jetojmë në epokën e teknologjisë, kur adoleshentët zgjedhin shpeshherë të lexojnë botime digjitale të huaja që lidhen me trende të caktuara, promovimi i librave në shqip nga autorët shqiptarë është jo vetëm domosdoshmëri, por edhe detyrë ndaj gjuhës amtare, që transmetohet më së miri nga shkrimtarët tanë./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

