Lajme Zone
Situata me zjarret në Mat ende problematike/ Evakuohet një familje, flakët përfshijnë edhe tre shtëpi të pabanuara
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Situata me zjarret në Mat ende problematike/ Evakuohet një familje, flakët përfshijnë edhe tre shtëpi të pabanuara

Situata e zjarreve në Mat vijon të mbetet problematike, ndërsa gjatë ditës së sotme është bërë evakuimi i një familjeje, për shkak të rrezikut nga përhapja e flakëve.

Situata e zjarreve në Mat vijon të mbetet problematike, ndërsa gjatë ditës së sotme është bërë evakuimi i një familjeje, për shkak të rrezikut nga përhapja e flakëve. Siç raporton korrespondenti i Top Channel Bekim Lekica, zjarri ka përfshirë edhe tre banesa të pabanueshme në fshatrat Lundër, Madhesh dhe Stojan, në Njësinë Administrative Ulëz, pjesë e Bashkisë Mat.

Ndërkohë, rrezik paraqitet edhe për dy stane bagëtish gjedhe. Sipas informacioneve nga terreni, pronarët e tyre nuk kanë pranuar të largohen, pavarësisht situatës së krijuar.

Aktualisht, forcat në terren vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit. Ndërhyrja po kryhet si nga toka, ashtu edhe nga ajri, me qëllim frenimin e përhapjes së flakëve dhe mbrojtjen e banesave, banorëve dhe gjësë së gjallë.

Situata vijon të monitorohet nga autoritetet, ndërsa puna për shuarjen e zjarrit pritet të vijojë deri në neutralizimin e plotë të vatrave. Top Channel