Lajme Zone
Trafikoi armën nga Shqipëria në Britani, arrestohet 42-vjeçari
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Trafikoi armën nga Shqipëria në Britani, arrestohet 42-vjeçari

Policia Kufitare ka goditur një rast të tentativës për trafikimin e një arme zjarri nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Policia Kufitare ka goditur një rast të tentativës për trafikimin e një arme zjarri nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar. Operacioni u zhvillua në Pikën e Kalimit Kufitar të Rinasit, gjatë kontrolleve të intensifikuara në dalje të vendit. Në bagazhin e 42-vjeçarit shqiptar me nënshtetësi britanike u zbulua një pistoletë së bashku me municion luftarak. Arma u evidentua gjatë kontrollit me skaner dhe u sekuestrua si provë materiale. Për rastin u arrestua në flagrancë shtetasi S. K., banues në Angli. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”. Njoftimi i policisë PKK Rinas Intensifikimi i kontrolleve nga Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i saj.

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e inteligjencës policore, të intensifikuara për shkak të fluksit në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë në aeroportin e Rinasit, goditën një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar. Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi shqiptar (me nënshtetësi britanike) S. K., 42 vjeç, banues në Angli. Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në bagazhet e këtij shtetasi, në dalje të Shqipërisë, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: arme britani Shqiperi zarri