Një 42-vjeçar është arrestuar në flagrancë në aeroportin e Rinasit, pasi dyshohet se tentoi të trafikonte një armë zjarri nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar. Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në bashkëpunim me strukturat e sigurisë së aeroportit, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara në hyrje dhe dalje të vendit.
Sipas Policisë, kontrollet janë kryer bazuar në analizën e riskut dhe informacionet e inteligjencës policore.
Gjatë kontrollit me skaner të bagazheve të pasagjerit, në momentin që po largohej nga Shqipëria, u zbulua një pistoletë me municion luftarak. Arma u sekuestrua si provë materiale.
Në pranga përfi shtetasi shqiptar me nënshtetësi britanike S. K., 42 vjeç, banues në Angli.
Policia dyshon se arma do të trafikohej drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”. Top Channel

