Teorikisht, një sistem politik modern mbështetet në tre kolona: shtet i fortë, rendi ligjor dhe llogaridhënia, të paktën në pohimin e Francis Fukujamës që e konfirmon qysh në fillimin e studimit të tij “Fillesat e Rendit Politik” (Ardhur në shqip nga AIIS). Falë tyre, vendet perëndimore, sot, kanë pse të krenohen sepse kombinimi me sukses i të trejave i bëri që të krijonin dhe të kultivonin një ekonomi kapitaliste të fuqishme me një model jetese, e cila ëndërrohet në masë ndër vendet në zhvillim dhe ato të varfra. Vendi ynë është njëri syresh. Shqipëria, e cila ka nisur rrugëtimin evropian, madje me objektiva afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë, ka hapur tashmë të gjithë kapitujt e integrimit dhe ka arritur të mbylli dy syresh. Megjithatë Shqipërisë i mungojnë rezultate të dukshme në të tre komponentët, përveç një problemi tejet madhor që lidhet me pronën dhe që është i pazgjidhshëm!!! Kemi një shtet të dobët, me probleme tejet të mëdha të funksionimit të institucioneve dhe administratës, madje të pranuara së fundmi edhe nga kryeministri; ligji është shumë selektiv dhe nga Kali i Betejës së dikurshme të autoriteteve, tashmë është kthyer në makthin e shqiptarëve për zgjatjet e frikshme, mosdhënien e të drejtës, profesionalizmin dhe dosjet e mbartura; kurse llogaridhënia lë jashtëzakonisht shumë për të dëshiruar. Kryeministri Rama dhe qeveria e tij janë gjithnjë e më larg problematikave të shqiptarit të thjeshtë dhe shpesh tregohen cinikë në parlament, kur duhet të shpjegojnë, të japin llogari dhe të jenë transparentë. Ndërsa ministrat dhe zyrtarët e tij shpërfaqen po kaq të ftohtë dhe cinikë, tashmë duke shkuar me këtë logjikë edhe në rendin e drejtorëve e zyrtarëve të tij. “Besa” e tij e tregoi indirekt këtë gjendje, por jo realitetin që është gati kanonik për brishtësinë dhe që e nxjerr shtetin e sotëm tejet larg kërkesave të qytetarit të thjeshtë. LEXO edhe...67 ditë para kryeministrisë, protestuesit Ramës: Shijo pushimet e fundit në liri! Thirrje SPAK-ut për hetim ndaj shefit të qeverisë Pyetja që lind natyrshëm me këtë rast është se: Çfarë lloj demokracie është një e tillë, ku balanca shtet- shoqëri anon krejt nga e para dhe ku Rama e forca e tij politike (PS identifikohet me të) janë dhe identifikohen me shtetin. Dhe, më tej: Si mund të mbajë Shqipëria stabilitetin politik, tashmë të trandur jo pak nga Flamingot, pa pasur as rend ligjor dhe as llogaridhënie?! Dhe, sërish, a mund të vazhdoj ky model i shpërfytyruar, i cili megjithatë po na integron, të jetë modeli ynë i suksesit pa standarte?! Nëse legjitimiteti i demokracisë liberale që ka të adaptuar de jure Shqipëria matet nga rezultatet, atëherë çfarë lloj demokracie moderne jemi?! Për Fukujamën, dështimi i demokracive në shekullin XXI lidhet me dobësinë e shtetit, atë që për çdo ditë një pjesë bajagi e madhe e shqiptarëve, që vërtetë nuk dalin në protesta por e shprehin, është se shteti ynë është tejet i dobët dhe mbi të gjitha i pabarabartë me një korrupsion të frikshëm dhe në funksion të pak vetëve. Edhe pse të ardhurat për frymë janë rritur në rreth 12,500 dollarë dhe PBB-ja është zgjeruar ndjeshëm, ende 19.7% e popullsisë shqiptare mbetet në varfëri, me mbi 42% në rrezik varfërie ose përjashtimi social sipas treguesve të të dhënave rajonale. Kjo e bën shqetësimin e Flamingove real, jo vetëm si reagim të sotëm por për Shqipërinë e të ardhmes që të paktën të drejtohemi, aq sa mundemi ose si e thoshte Xhorxh Bernard Shou me cinizmin e tij të drejtpërdrejtë: “Demokracia është një mjet që siguron që ne të qeverisemi jo më shumë sesa meritojmë”. Kaq i mjafton shqiptarit të shekullit XXI./Javanews P.J/ReportTv.al protestat kunder qeverise Ben Andoni edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.8% Jo 59.7% Nuk e di 5.5% Vota total: 893 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

