TikTok ka rënë dakord t’u paguajë 400 milionë dollarë SHBA-ve për t’i dhënë fund një padie që e akuzonte platformën se kishte shkelur privatësinë e fëmijëve, duke shënuar një nga marrëveshjet më të mëdha të arritura ndonjëherë për këtë çështje. Marrëveshja rrjedh nga një padi e ngritur në vitin 2024 nga Departamenti i Drejtësisë, gjatë administratës së ish-Presidentit Joe Biden, ku TikTok dhe kompania e tij mëmë, ByteDance, akuzoheshin se kishin mbledhur “sasi të mëdha të dhënash” për miliona përdorues nën moshën 13 vjeç. LEXO edhe...Kanadaja ‘hakmerret’ ndaj SHBA-ve për tarifat e reja doganore, pezullohen negociatat! Kryeministri Carney: Do të përgjigjemi qindarkë për qindarkë Kjo binte në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Privatësisë së Fëmijëve në Internet (COPPA), një ligj federal i miratuar në vitin 2000. Është i njëjti ligj për të cilin dhjetëra shtete amerikane po padisin aktualisht kompaninë Meta. “Fëmijët dhe prindërit janë më të mbrojtur sot sesa ishin kur kjo çështje filloi”, tha ndihmës prokurori i Përgjithshëm Brett Shumate. Kompani të tjera që kanë paguar gjoba ndaj qeverisë amerikane për shkelje të COPPA-s përfshijnë YouTube të Google, i cili në vitin 2019 pagoi 170 milionë dollarë, dhe Epic Games, e cila në vitin 2022 pagoi 275 milionë dollarë. Meta po përballet gjithashtu me gjoba që mund të kalojnë qindra miliarda dollarë, lidhur me shkelje të COPPA-s të pretenduara nga prokurorët e përgjithshëm të 29 shteteve amerikane. Një gjyq me juri në këtë çështje nisi këtë javë, ndërsa kompania mëmë e Instagram dhe Facebook akuzohet se ka synuar përdoruesit fëmijë dhe ka përfituar prej tyre. Megjithëse padia ndaj TikTok daton përpara ndarjes së vitit të kaluar të biznesit dhe operacioneve të TikTok në SHBA nga baza e tij origjinale në Kinë, marrëveshja përfshin vetëm operacionet e TikTok në Kinë. ByteDance, e cila është një kompani private, së fundmi është vlerësuar nga investitorët në 550 miliardë dollarë. Sipas kushteve të marrëveshjes, TikTok dhe ByteDance do t’i paguajnë fillimisht Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së 300 milionë dollarë. 100 milionë dollarët e tjerë do të paguhen kur qeveria të tërheqë një urdhër-marrëveshje të vitit 2019 me Komisionin Federal të Tregtisë. Si pjesë e marrëveshjes, paraardhësja e ByteDance, Musical.ly, u detyrua të paguante një gjobë prej 5.7 milionë dollarësh për shkelje të COPPA-s dhe të garantonte se do të kërkonte pëlqimin e prindërve për çdo përdorues nën moshën 13 vjeç. Departamenti i Drejtësisë nuk dha detaje për ndonjë masë tjetër ndaj TikTok përtej gjobës. Megjithatë, departamenti theksoi se që nga ngritja e padisë, TikTok ka “pësuar ndryshime të rëndësishme”, përfshirë ndryshime në pronësi, praktikat e privatësisë dhe kontrollet e platformës për përdoruesit e rinj. Kur u ngrit padia, avokatët e SHBA-ve thanë se TikTok kishte më shumë se 170 milionë përdorues adoleshentë dhe se aplikacioni ishte “i drejtuar ndaj fëmijëve”. Megjithatë, platforma nuk verifikonte në mënyrë efektive moshën e përdoruesve dhe nuk merrte pëlqimin e prindërve për përdoruesit nën moshën e lejuar. Në vitin 2024, ish-Presidenti Joe Biden kërkoi që TikTok ose të ndalohej, ose që kompania të shiste operacionet e saj në SHBA. Presidenti Donald Trump më pas mbështeti shitjen e aplikacionit, e cila u realizua vitin e kaluar. Operacionet e TikTok në SHBA tani zotërohen në masën 81% nga një konsorcium investitorësh, ndërsa ByteDance ruan një pjesëmarrje prej 19%./BBC P.J/ReportTv.al SHBA tiktok Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.8% Vota total: 5963 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

