Presidenti amerikan Donald Trump nuk beson se Irani është gati të arrijë marrëveshjen e duhur me Shtetet e Bashkuara dhe këmbënguli se e konsideron Ngushticën e Hormuzit si territor amerikan. “Ne kemi kontroll të plotë të të gjithë zonës që lidhet me Ngushticën e Hormuzit, duke përfshirë zonat tokësore. Ata do të donin shumë të bënin një marrëveshje, por thjesht nuk janë gati”, u tha Trump gazetarëve. LEXO edhe...Shumë e majme! Arrihet marrëveshja për padinë e privatësisë së fëmijëve, TikTok do t’u paguajë 400 milionë $ SHBA-ve Deklaratat e presidentit amerikan erdhën ndërsa sanksionet e reja ekonomike të SHBA-së pritet të shpallen të hënën. Sekretari i Thesarit do të mbajë një konferencë për shtyp të hënën, mes premtimeve për të njoftuar "sanksionet më të ashpra në histori" kundër Iranit. Ai i bëri thirrje Kinës të bashkëpunojë me Uashingtonin, por Pekini ka kërkuar qasje diplomatike. Nga ana e tij, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, tha dje se njoftimi i SHBA-ve për sanksione të reja ekonomike kundër Iranit përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare. P.J/ReportTv.al SHBA iran lufta në Iran donald trump Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.8% Vota total: 5987 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

