Lajme Zone
Pezullime masive dhe stadium me kapacitet të reduktuar, FIFA dënon Argjentinën pas përplasjeve në finalen e Kupës së Botës 2026
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Pezullime masive dhe stadium me kapacitet të reduktuar, FIFA dënon Argjentinën pas përplasjeve në finalen e Kupës së Botës 2026

Paredes është bërë shembull, e kanë pësuar edhe Molina, Almada dhe Gavi.

FIFA ka marrë masa disiplinore ndaj disa prej protagonistëve të përplasjeve që ndodhën pas finales së Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës (0-1). Dënimet më të rënda janë dhënë ndaj futbollistëve argjentinas, ndërsa Federata e Argjentinës është ndëshkuar edhe me kufizim të kapacitetit të stadiumit. Mesfushori argjentinas Leandro Paredes ka marrë dënimin më të rëndë. Ai është pezulluar për 10 ndeshje me kombëtaren dhe është gjobitur me 90 mijë dollarë. LEXO edhe...'InfantinoOut', nis peticioni global për largimin e presidentit të FIFA-s Edhe Nahuel Molina është ndëshkuar rëndë, me 7 ndeshje pezullim dhe një gjobë prej 90 mijë dollarësh. Ndërkohë, Thiago Almada është pezulluar për një ndeshje. Në kampin spanjoll, masa është marrë ndaj Gavit, i cili është pezulluar për një ndeshje. Përveç pezullimeve dhe gjobave individuale, FIFA ka vendosur masa edhe ndaj Argjentinës si përfaqësuese. Kombëtarja argjentinase do të luajë dy ndeshjet e ardhshme në shtëpi me vetëm 50% të kapacitetit të stadiumit. S.Dh/ReportTv.al Boterori 2026 Argjentina Spanja FIFA leandro paredes Gavi Thiago Almada Nahuel Molina Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.8% Vota total: 5987 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?