Lajme Zone
576 fitues, Fakulteti i Mjekësisë publikon listat paraprake për 3 programe studimi! Regjistrimet nisin më 26 gusht
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

576 fitues, Fakulteti i Mjekësisë publikon listat paraprake për 3 programe studimi! Regjistrimet nisin më 26 gusht

Në total nga faza e parë kanë fituar 576 studentë, ndër të cilët 436 në Mjekësinë e Përgjithshme, në Farmaci 110 dhe në Shëndet Publik 30. Ata mund të nisin me regjistrimin që prej 26 gushtit, pranë sekretarive përkatëse.

Fakulteti i Mjekësisë ka publikuar listat paraprake të renditjes së kandidatëve për të ndjekur studimet në këtë fakultet. Bëhet fjalë për fazën e parë në tre programe studimi: Mjekësi e Përgjithshme, Farmaci dhe Shëndet Publik. Kandidatët fitues janë të listuar deri në vijën e kuqe. Në total nga faza e parë kanë fituar 576 studentë, ndër të cilët 436 në Mjekësinë e Përgjithshme, në Farmaci 110 dhe në Shëndet Publik 30. LEXO edhe...1381 kandidatë, nis gara e maturantëve për Mjekësinë e Përgjithshme! Zhvillohet testi vendimtar për 436 kuota në dispozicion Ata mund të nisin me regjistrimin që prej 26 gushtit, pranë sekretarive përkatëse. Maturantët zhvilluan testimin e informatizuar në datat 17-21 gusht në Qendrën e Shërbimeve Arsimore në Tiranë. Njoftimi i Fakultetit: Të dashur Maturantë, Ju falënderojmë për interesin dhe besimin që keni treguar nëpërmjet aplikimit tuaj, për Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë. Bashkëngjitur do të gjeni listat e plota paraprake të renditjes së kandidatëve për ndjekjen e studimeve në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë, sipas programeve të studimit. Në listat e publikuara si më poshtë, kandidatët e renditur deri te vija e kuqe konsiderohen fitues të fazës së parë të Raundit të Parë, sipas kuotave të përcaktuara për secilin program studimi. Ankimimet mund të paraqiten më datë 24 gusht 2026, përmes dorëzimit të një kërkese me shkrim shoqëruar me kopje të Certifikatës së Maturës Shtetërore dhe kopje të ID, pranë Zyrës së Protokollit të Rektoratit të UMT-së. Përgjigja do të merret brenda 24 orëve. Regjistrimi i kandidatëve fitues të fazës së parë të Raundit të Parë do të fillojë më datë 26 gusht 2026 dhe do të kryhet pranë sekretarive mësimore të fakulteteve përkatëse. Fakulteti i Mjekësisë Tiranë, ju uron suksese në rrugëtimin tuaj akademik! Lexo këtu renditjen për programin Mjekësi e Përgjithshme Lexo këtu renditjen për programin Farmaci Lexo këtu renditjen për programin Shëndet Publik P.J/ReportTv.al universiteti i tiranes fakulteti i mjekesise Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.8% Vota total: 5988 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?