6 vatra zjarri janë aktive dhe 4 nën mbikëqyrje, sipas bilancit të 24 orëve të fundit. Në Gojan–Gjegjan, Pukë vijon operacioni i përforcuar me 190 forca në terren dhe 1 ekskavator, 1 mjet zjarrfikës dhe 2 helikopterë të FA-së si mbështetje. LEXO edhe...Flakët në fshatin Gojan i Madh në Pukë, ministri Ermal Nufi për Report Tv: Sot në gjithë vendin kishim një situatë shumë të vështirë, por tani vatrat e zjarrit janë nën kontroll! (VIDEO) Mbetet aktive vatra e zjarrit në Tenë të Rrëshenit, por pa rrezik për banesat. Në Shtuf, Mirditë, vatra mbetet aktive dhe ndërhyrja vijon aty ku e mundëson terreni, ndërsa pjesët e thepisura vështirësojnë përdorimin e mjeteve zjarrfikëse. Në Bërshi, Klos, gjatë natës janë riaktivizuar disa vatra për shkak të erës. Në Dukat të Vlorës, zjarri tashmë ka intensitet të ulët dhe nuk rrezikon banesat. Në Malin e Dajtit në Tiranë, sot vijon ndërhyrja në vatrat e mbetura me 30 efektivë të FA-së. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Lajm në përditësim... P.J/ReportTv.al Lezhe mirdite zjarret 2026 puke Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.8% Vota total: 5987 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
