Lajme Zone
Shtyhet për në 5 nëntor gjyqi ndaj Metës e Kryemadhit në GJKKO, gjobiten avokatët! Ish-Presidenti: Çojini bukë Veliajt në qeli, ia hoqën pasi shau Vuçiçin!
PolitikëShqiptarja

Shtyhet për në 5 nëntor gjyqi ndaj Metës e Kryemadhit në GJKKO, gjobiten avokatët! Ish-Presidenti: Çojini bukë Veliajt në qeli, ia hoqën pasi shau Vuçiçin!

Gjykata insistoi se avokatët duhej të kryenin detyrën pasi vendimi i Administratives është detyrues dhe moszbatimi i tij përbën vepër penale. Por derisa DHKA sipas avokatëve nuk ka njoftuar zbatimin e këtij vendimi dhe pritet një mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm të Avokatëve pasditen e sotme, nuk mund të dalin kundër Dhomës.

Seanca për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, në Gjykatën e Posaçme, është shtyrë për në datën 5 nëntor, për shkak të mos-paraqitjes së avokatëve, të cilët kundërshtojnë rregulloren e re të GJKO-së. Avokatët u gjobitën me 30 mijë lekë të reja, ndërkohë që për seancën e radhës u caktuan edhe 2 avokatë kryesisht, krahas avokatëve të zgjedhur Arben Peci dhe Artan Simoni. Ndonëse avokatët ishin në sallë, nuk morën përsipër përfaqësimin, me arsyetimin se nuk janë njohur me vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit që vendosi sigurim padie për bojkotin dhe rikthimin e shërbimit të avokatisë deri në shpallje të vendimit përfundimtar. LEXO EDHE:Ilir Yzeiri: Veliaj nuk është armik politik, por një figurë që ka të drejtë të mendojë ndryshe Gjykata insistoi se avokatët duhej të kryenin detyrën pasi vendimi i Administratives është detyrues dhe moszbatimi i tij përbën vepër penale. Por derisa DHKA sipas avokatëve nuk ka njoftuar zbatimin e këtij vendimi dhe pritet një mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm të Avokatëve pasditen e sotme, nuk mund të dalin kundër Dhomës. Ilir Meta tha se sipas GJEDNJ, dhe disa praktikave të saj, mund të vijojë gjyqi pa avokat, pasi mbrojtësit janë në sallë dhe mbajnë shënime. Edhe Monika Kryemadhi ishte me të njëjtin qëndrim. Por prokurori i SPAK, Arben Kraja tha se veprat penale që akuzohen të pandehurit, janë të rënda dhe është shkelje e ligjit nëse nuk kanë avokat, dhe kërkoi shtyrje të seancës e caktim avokatësh kryesisht. Ndërkohë Meta reagoi ashpër ndaj Krajës, duke thënë se avokatëve po u shkelen të drejtat për shkak të debatit mes Dhomës së Avokatisë dhe GJKKO-së, për rregulloren censuruese të hartuar nga kryetari Erion Bani. “Qëndrova një orë në pritje për të dëgjuar gjyqin që po u bëhet avokatëve, ndërkohë që gjyqi bëhet për mua dhe duhej të niste me mua. Pse i vendosni në këtë pozitë avokatët? Ata udhëhiqen nga Dhoma, e ndonëse është një vendim arbitrar dhe ia kam thënë kryetarit të Dhomës atje poshtë kur jemi shkëmbyer në bodrum, ata penalizohen. Keni një avokat që i është hequr licenca se mori pjesë në një masë sigurie, imagjinoni me avokatët e mi. Ata s’mund të rrezikojnë punën e tyre për shkak të kësaj situate. Ndaj ata janë këtu mbajnë shënime, mund të vijojë gjyqi se mbrohem vetë. GJEDNJ e parashikon, morët një vendim seancën e kaluar ta vijonit pa avokat. Së pari këtu duhej të ishte prokuror Kllapi, ai është marrë me çështjen, ndonëse edhe ai nuk ia ka idenë se ngatërroi në një seancë gjyqësore Ministrinë METE duke thënë “Meta”. Na u shqetësoka prokurori për të drejtat e mia se nuk mund të vijojë gjyqi pa avokat se m’u shkelkan të drejtat. Ku ishit ju kur me firmën tuaj më morën peng? Pse kur kërkon të mbrosh të drejtat e mia, nuk pyet prokurorinë e tiranës çfarë u bë me kallëzimin tim për rrëmbimin që mu bë me firmën tuaj? Ku ishit ju kur pushuat kallëzimin e KLSH, Morët parasysh kallëzimimne Romeo Karajt e nuk morët parasysh kallëzimin që bëri KLSH,. Sekretari i PL mori një nisëm që të ketë ndryshime ligjore për DHKA, pasi është kthyer si shoqatë, që ti hiqet e drejta për bojkot, por nuk u mor parasysh, u rrëzua nga mazhoranca”, tha mes të tjerash Meta. Gjykata u tërhoq në Dhomë Këshillimi, dhe më pas vendosi shtyrjen e seancës. Gjatë kësaj kohe Meta nuk kurseu ironitë nga kafazi i qelqtë për transferimin e kryebashkiakut Erion Veliaj në Fier. Ai tha se Veliajn e kanë lënë edhe pa bukë, vetëm pasi sipas ish-presidentit, ‘shau Aleksandër Vuçiçin’. “Avokat, gjeni njerëz çojini bukë, se as buk nuk i çojnë se shau Vuçiçin”, tha Meta. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 14:25 Dështimi i seancës në GJKKO për shkak të mungesës së avokatëve, Kryemadhi: Po më pengohet e drejta e mbrojtjes dhe normaliteti i jetës! (VIDEO) Pas dështimit të seancës gjyqësore në GJKKO ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, kjo e fundit ka deklaruar për mediat se vendimi i Dhomës Kombëtare të Avokatisë për bojkot kundër rregullores së re të GJKKO-së, po i pengon të drejtën për t’u mbrojtur.Kryemadhi tha se përmes shtyrjes së seancave gjyqësore për shkak të mungesës së avokatëve, po krijohet një lloj destabiliteti ligjor, veç pengimit të normalitetit në jetën e saj.“Ne në seancën e kaluar na u njoftua se do të vijojmë mbrojtjen pa avokat. Duke qenë se jemi në fazën e parashtrimeve, s’ka nevojë për avokat. Megjithatë, edhe prezenca e avokatëve që ishin në sallë të gjithë, por jo me pelerinën e avokatit, që në njëfarë mënyre tregon një ngërç që është krijuar në të gjithë këtë sistem, sepse është një vendim që është marrë nga një grusht njerëzish, pra nga një Këshill Kombëtar i Avokatëve, por jo nga të gjithë avokatët. Gjykata pretendon se ka një vendim gjykate, por ky vendim gjykate nuk u është bërë i njohur avokatëve. Sepse kanë qenë një shoqatë e avokatëve kundër korrupsionit që kanë bërë padinë përsa i përket vendimit të avokatëve për bojkotin.Kjo mua nuk më intereson fare. Mua më intereson që i gjithë ky proces, mua më shpërdoron të drejtën e mbrojtjes. Pra kjo do të thotë që më ke vendosur me ligj për të më mbrojtur një avokat, por ky avokat nuk vjen sepse nuk i do qejfi të vijë. Ndërkohë që nuk më lejon as të mbrohem vetë. Më pezullon dhe më pengon normalitetin e jetës time apo të dikujt tjetër. Kjo krijon një lloj destabiliteti edhe ligjor, veçse emocional, në marrëdhënie mes qytetarëve e avokatëve, qytetarëve e gjykatës. Ne kemi ndërtuar një reformë në drejtësi që nuk i mbrojmë fare qytetarët. E kam thënë që në fillim që kjo çështje do durim strategjik”, tha mes të tjerash Kryemadhi. R.Xh/Shqiptarja.com Share R.Xh R.Xh Shqiptarja.com TAG: erion veliaj Dhoma Kombëtare e Avokatisë rregullorja e GJKKO GJKKO Gjyqi i ilir Metës monika kryemadhi Ilir Meta Komente Komento Sondazhi i ditës:

26 Tetor, 10:21

Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 73.3% Jo 23.9% Nuk e di 2.8% Vota total: 4993 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21 Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?