Foto ilustruese/ Fondet që Bashkimi Europian solli për fermerët shqiptarë u shpërndanë edhe mes ish-ministrave, deputetëve, familjarëve të kryebashkiakëve dhe biznesmenëve të lidhur me pushtetin. OLAF zbuloi manipulime, oferta fiktive dhe çmime të fryra, ndërsa 159 subjekteve u është kërkuar kthimi i granteve. Në qendër të skandalit që po heton SPAK është administrimi i fondeve gjatë drejtimit të “luleshtrydhes” Frida Krifcës. Kush e ktheu programin europian në një burim parash për klientelën politike dhe kur do të përcaktohen përgjegjësitë penale?
Miliona euro erdhën nga Bashkimi Europian për fermerët shqiptarë, për ata që punojnë tokën, rrisin bagëti dhe mbajnë gjallë bujqësinë. Mirëpo, kur paratë mbërritën në Shqipëri, në radhën e përfituesve u shfaqën emrat e njohur të pushtetit: ish-deputetë, drejtorë, familjarë politikanësh, biznesmenë të tenderëve dhe njerëz që prej vitesh ushqehen nga marrëdhëniet me qeverinë.
Në krye të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, gjatë një pjese të rëndësishme të administrimit të këtyre fondeve, qëndronte Frida Krifca, e cila më pas u shpërblye politikisht me postin e ministres së Bujqësisë. Skandali IPARD: Qeveria kërkon milionat nga përfituesit, por mbron Frida Krifcën që firmosi 138 milionë euro 6 Mars, 18:35 Hetimi i OLAF-it zbuloi një mekanizëm abuzimi me paratë europiane: kompani konsulence të paracaktuara, oferta fiktive, konkurrim të manipuluar dhe çmime të fryra. Si pasojë, programi IPARD III, me financim të konsiderueshëm për bujqësinë shqiptare, u pezullua. Faksimile e deklarates OLAF/ Ndërsa fermerët prisnin grantet për të blerë traktorë apo për të ndërtuar sera, klientela politike kishte siguruar financime qindra mijëra eurosh për agroturizme, bujtina, kantina dhe biznese të mëdha.
Një nga emrat që bie menjëherë në sy është Ardian Tufa, i njohur si Nari i Lundrës, drejtues i Njësisë Administrative Farkë dhe njeri i afërt me kryebashkiakun Erion Veliaj. Sipas investigimit të emisionit Plug, Tufa ka përfituar 247 mijë euro nga IPARD për një investim agroturizmi, ndërsa është shfaqur publikisht edhe pranë Frida Krifcës. "Nari Lunder" eklipson mafien e Artur Shehut, 300 hektarë tokë të përvetësuar, SPAK heton batërdinë në Farkë (skema) 4 Korrik, 10:23 Elton Bualli, ish-administrator i inceneratorit të Sharrës, figuron me 310 mijë euro për ndërtimin e një sere.
Në Tepelenë, Manjola Haska, e motra e Tërmet Peçit, ka përfituar 225 mijë euro për shtëpiza druri në Rexhinë. Bashkëshorti i saj rezulton gjithashtu përfitues i 15 mijë eurove. Ndërkohë, kompania IUMENTIS, e lidhur në denoncimet mediatike me interesa pranë Peçit dhe ish-drejtorit Lorenc Bami, figuron me rreth 758 mijë euro. Tërmet Peçi dhe skema IPARD, karburantet e kompanisë “Resuli ER” dhe resortet nën hetim të SPAK-ut
29 Janar, 11:09 Alban Zusi, ish-zëvendësministër i Bujqësisë në qeverinë Rama, ka marrë 532 mijë euro për një fabrikë përpunimi peshku. Dashamir Peza, ish-deputet socialist dhe njeri i afërt me Ramën, ka përfituar 222 mijë euro për agroturizëm.
Në listë shfaqet edhe Loreta Tozaj, ish-drejtoreshë e Kadastrës së Vlorës, e njohur për afërsinë publike me kryeministrin. Ajo ka përfituar 82 mijë euro për një investim në Kllarat.
Petrit Tare, ish-drejtor i Ujësjellësit të Korçës, i lidhur politikisht me Niko Peleshin, figuron përmes kompanisë BLOOM Fruits me 251 mijë euro për një serë. Shkëlqim Bullari, ish-deputet socialist i Cërrikut, është promovuar bashkë me vëllezërit e tij për investime në pemëtari dhe agroturizëm, ndonëse shuma e përfitimit nuk është dokumentuar publikisht.
Njerëzit e partisë duket se e kanë gjetur rrugën drejt fondeve europiane shumë më lehtë sesa fermeri i zakonshëm. Mjafton të shohësh sa ish-zyrtarë dhe familjarë politikanësh shfaqen në këto lista për të kuptuar pse shpërndarja e granteve kërkon një hetim të hollësishëm.
Edhe Gjergj Luca në gjurmët e fondeve IPARD
Në këtë histori del edhe Gjergj Luca, biznesmeni i peshkut, i cili gjatë qeverisjes socialiste është përmendur vazhdimisht për përfitimin e pronave dhe pasurive publike.
Në vitin 2019 Luca aplikoi pranë AZHBR-së, nëpërmjet kapitenit të anijes Rozafa, Andon Nako, për një financim prej 400 milionë lekësh për rikonstruksion anijesh. Dosjet në SPAK: Kontrata “1 Euro”, qira fiktive, fonde nga AZHBR, si i përfitoi peshkatari i Ramës 2 miliardë euro pasuri publike 20 Janar, 10:47 Në të njëjtin grup përfituesish përmenden edhe Ndrec Llusku, ish-kandidat i lidhur me Tom Doshin, me 91 mijë euro dhe familjarët e ish-kryebashkiakut të Divjakës, Eriona dhe Andi Kokoneshi, me përkatësisht 44 mijë dhe 32 mijë euro.
Orjeta Myzeqari, ish-drejtuese e ALUIZNI-t, figuron përmes Albania Piemonte me 301 mijë euro, ndërsa Armand Tafili, i lidhur më parë me administratën vendore, ka përfituar 234 mijë euro për agroturizmin Rohan. BE bllokon kapitullin e bujqësisë: pa gjykuar hajdutët e fondeve nuk ka negociata 2 Shtator, 10:37 Në raportime shfaqen edhe Manjola Fidani, përmes Unique Travel, dhe Agron Metvelaj, ndërsa përfitime janë dokumentuar për kompani si COMPANY RIVIERA 2008, me 810 mijë euro, ZDRAVO, me 981 mijë euro, Golden Bees, Top Fruits dhe Albgarden e Pjetër Trashajt.
Edhe Arbër Çekaj, i dënuar për trafik droge, është përmendur në investigimet mediatike si përfitues i 264 mijë eurove nga programi.
Kjo listë nxjerr në pah përzierjen e politikës, biznesit dhe fondeve europiane. Marrja e një granti nuk provon vetvetiu vjedhje, por lidhjet me pushtetin, shumat dhe mënyra e miratimit të projekteve janë arsye të forta për të hapur kontratat dhe për të ndjekur çdo pagesë.
Nga grantet te vilat dhe sarajet, ku përfunduan paratë europiane?
159 subjekteve AZHBR u ka kërkuar kthimin e plotë ose të pjesshëm të fondeve IPARD.
Mes rasteve të dokumentuara është kompania Coast to Coast, e Xheni Gjikurisë, e cila ka përfituar rreth 204 mijë euro për restaurimin e pesë banesave në Dhërmi.
Një tjetër rast është Elvis Roshi, ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, përmes kompanisë Kavaljon. Për këtë subjekt janë dokumentuar kontrata për investime bujqësore dhe turistike.
Këtu nis edhe dyshimi më i rëndë: a janë futur paratë e BE-së në të njëjtën lavatriçe financiare ku pastrohen dhe qarkullojnë fondet e dyshimta të klientelës së pushtetit, për të përfunduar më pas në vila, saraje e investime luksi?
OLAF ka zbuluar mekanizma që lejonin devijimin e fondeve përmes konsulentëve, kontratave të manipuluara dhe faturave të fryra. Destinacioni përfundimtar i këtyre parave, përfshirë çdo dyshim për pastrim parash, duhet të përcaktohet nga hetimi financiar i SPAK-ut. Dosja IPARD, SPAK drejt mbylljes së hetimeve; nis komunikimi i akuzave, a do të shpëtohet Frida Krifca?
16 Prill, 10:59 Kur do t'i komunikohet akuza Frida Krifcës?
Në qendër të gjithë kësaj historie qëndron "luleshtrydhja" Frida Krifca, ish-drejtuesja e AZHBR-së, institucioni që kishte në dorë përzgjedhjen, kontrollin dhe financimin e projekteve.
Më 17 mars 2026, Krifca u mor në pyetje në SPAK nga prokurori Klodian Braho, në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen.
Përpara saj, në SPAK ishte paraqitur edhe Reni Ashiku, administratori i kompanisë Converse Management Consulting, emër që merr rëndësi për shkak të rolit të konsulentëve në mekanizmin e parregullsive të zbuluara nga OLAF.
Kur do t'i komunikohet akuza Frida Krifcës, nëse SPAK ka mbledhur prova për përgjegjësinë e saj penale? Kush i firmosi kontratat, kush miratoi pagesat dhe kush lejoi që fondet europiane të kalonin nëpër skemat e manipuluara?
Hetimi i OLAF-it, 159 kërkesat për kthimin e granteve dhe lista e gjatë e përfituesve me lidhje politike kërkojnë përgjigje konkrete nga prokuroria.
Fermerët shqiptarë humbën mundësinë për të përfituar nga një program i rëndësishëm europian, ndërsa ish-zyrtarë, familjarë politikanësh dhe klientë të pushtetit figurojnë me grante që arrijnë në qindra mijëra euro.
Hajdutët e fondeve të fermerëve kanë emra, kontrata, fatura dhe llogari bankare. Detyra e SPAK-ut është të përcaktojë cilët prej tyre i kanë marrë paratë me mashtrim dhe kush ua ka hapur dyert e arkës së fondeve europiane. /Pamfletiolaf ipard ii frida krifca spak 1 Komente A Alban 29 Tetor 2026, 15:40 Në qendër të skandalit që po heton SPAK???????????? Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Tenderë pa garë, ryshfet dhe afera pa fund/ Raporti tronditës: Shteti i Ramës, i kapur nga oligarkët! 28 Tetor 2026, 20:4420:44Anti-Mafia Rektori Fortuzi fut Universitetin e Durrësit në “lavatriçen” Durana Tech Park, presion pedagogëve për protestat 28 Tetor 2026, 11:2311:23Anti-Mafia Ron Yeffet, supermashtruesi që kërkon të dalë i larë nga afera e armëve; SPAK nxjerr nga strofulla izraelitin e Ramës 27 Tetor 2026, 18:2318:23Anti-Mafia Rama shkarkon drejtorët, por mban me kthetra “gurin e shahut” të Agasit në Kadastër 27 Tetor 2026, 14:3514:35Anti-Mafia Pas denoncimit për 86 milionë lekët e ribrandimit të RTSH, Eni Vasili emëron Enola Bejkon edhe në Bordin e Administrimit 26 Tetor 2026, 14:0614:06Anti-Mafia Rektori i Agasit dhe Ballës kundër protestave/ Denoncimi: Shkëlqim Fortuzi presion pedagogëve në Durrës të mos bojkotojnë mësimin 26 Tetor 2026, 13:0413:04Anti-Mafia

