Veliaj në Fier Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk bën publike arsyet konkrete të transferimit të Erion Veliajt në Fier, duke e cilësuar urdhrin “sekret shtetëror”. Ndërsa vendimi vijon të mbetet i paqartë, pa përgjigje mbeten edhe shqetësimet për kushtet e izolimit dhe trajtimin e kryebashkiakut në paraburgim. Transferimi i Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit vijon të shoqërohet me pikëpyetje, ndërsa Drejtoria e Burgjeve, ka zgjedhur të mos bëjë publik urdhrin që autorizoi lëvizjen e kryebashkiakut të Tiranës, duke sqaruar se dokumenti klasifikohet si “sekret shtetëror”.
Në reagimin zyrtar, drejtoria deklaron se transferimi është kryer për arsye sigurie dhe në përputhje me legjislacionin, por nuk specifikon cilat ishin rrethanat konkrete që e bënë të nevojshme dërgimin e Veliajt në Fier.
“Sa i përket urdhrit të transferimit, për të cilin spekulohet posaçërisht në media, ky akt është miratuar në përputhje me procedurat standarde dhe përfshihet në listën e dokumenteve të klasifikuara ‘sekret shtetëror’”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Por pikërisht klasifikimi i dokumentit ngre një pyetje thelbësore: Përse arsyet e transferimit të kryebashkiakut të Tiranës nuk mund të shpjegohen publikisht, të paktën në atë masë që nuk cenon sigurinë e institucioneve? Erion Veliaj i shpall luftë të hapur Edi Ramës!
29 Tetor, 10:09 Drejtoria sqaron se vendimmarrja për transferimet është kompetencë e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe se prokuroria është njoftuar. Megjithatë, njoftimi nuk identifikon ndonjë rrezik konkret apo incident që ka shërbyer si shkak për lëvizjen e Veliajt.
Një tjetër pikë e debatueshme lidhet me kushtet e mbajtjes së kryebashkiakut në Fier.
Veliaj ka denoncuar përmes një letre nga paraburgimi izolimin, mungesën e kujdesit shëndetësor dhe kufizimet në komunikimin me familjarët dhe mbrojtësit e tij ligjorë.
Drejtoria deklaron se më 28 tetor Veliaj është vendosur në sektorin e pranimit dhe observimit dhe se është trajtuar korrektësisht, ndërsa më 29 tetor strukturat e burgut kanë zhvilluar një takim me të.
“Në përfundim, komisioni i pranimit ka vijuar me sistemimin e tij të plotë, në përputhje me vlerësimin individual dhe procedurat përkatëse”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
Nisur nga spekulimet e shumta mediatike, vendosëm të bëjmë këtë njoftim të pazakontë për shtyp lidhur me procedura standarde të brendshme të punës.
Transferimi i shtetasit E.V është kryer në kuadër të masave që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka marrë së fundmi për sigurinë dhe garantimin e mbarëvajtjes së institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale.
Në vijim të transferimit e të paraburgosurit E. V. në IEVP Fier, janë zbatuar procedurat e pranimit të parashikuara në nenin 38 të ligjit nr. 81/2020, datë 25.6.2020, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, si dhe në nenin 15 të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, miratuar me vendimin nr. 209, datë 06.04.2022, të Këshillit të Ministrave.
Në zbatim të nenit 15, pika 4, të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, më datë 28.10.2026 i paraburgosuri E.V u vendos në seksionin e pranimit (observimit) dhe u trajtua korrektësisht dhe në përputhje me kuadrin ligjor si për të gjitha rastet e tjera.
Më datë 29.10.2026, strukturat përgjegjëse të IEVP Fier kanë zhvilluar takim me të paraburgosurin E.V në ambientet e sektorit të observimit. Gjatë takimit janë dëgjuar pretendimet e tij dhe janë dhënë sqarime mbi të drejtat dhe detyrimet mbi qëndrimin në institucion. Në përfundim, komisioni i pranimit ka vijuar me sistemimin e tij të plotë, në përputhje me vlerësimin individual dhe procedurat përkatëse.
Sa i përket urdhrit të transferimit, për të cilin spekulohet posaçërisht në media, ky akt është miratuar në përputhje me procedurat standarde dhe përfshihet në listën e dokumenteve të klasifikuara “sekret shtetëror”. Për rrjedhojë, administrimi, njohja dhe vënia në dispozicion e tij u nënshtrohen kushteve, kritereve dhe procedurave të parashikuara në ligjin nr. 10/2023, “Për informacionin e klasifikuar”, dhe në aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
Shtojmë se në rastin e të paraburgosurit E. V., është kryer edhe njoftimi i organit të prokurorisë, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi.
Në mbështetje të nenit 78 të ligjit nr. 81/2020, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, si dhe të neneve 106–108 të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, miratuar me vendimin nr. 209, datë 6.4.2022, të Këshillit të Ministrave, urdhri i transferimit për çdo arsye të përligjur nxirret nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Vlerësimi dhe vendimmarrja për transferimin përfshihen në kompetencën dhe diskrecionin administrativ të Drejtorit të Përgjithshëm, si praktikë normale pune e ushtruar brenda kushteve dhe kritereve ligjore, mbi bazën e dokumentacionit të administruar.
Nga DPB prej datës 16.10.2026 deri më datë 27.10.2026 janë kryer 24 (njëzet e katër) transferime brenda kuadrit ligjor.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vijon të marrë masat e nevojshme për garantimin e sigurisë, parandalimin e ngjarjeve dhe mbarëvajtjen e institucioneve, duke respektuar të drejtat dhe dinjitetin e personave të burgosur. fier veliaj Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Paketa Fiskale 2027, Zef Preçi: Ekonomia nuk drejtohet me platforma, qeveria të ulë çmimin e energjisë për shtresat në nevojë 29 Tetor 2026, 14:5014:50Aktualitet Shtyhet seanca në GJKKO, Kryemadhi kritikon gjykatën: Avokati nuk vjen, nuk më lejojnë as të mbrohem vetë 29 Tetor 2026, 14:1014:10Aktualitet U plagos me plumb gome në protestën e studentëve, Erjon Vishkulli publikon foto nga spitali në Itali pas operacionit 29 Tetor 2026, 13:5313:53Aktualitet “Hajdutë, kartonat e Ramës!”/ Vajzat protestuese 'përplasen' me deputetet e PS pas seancës 29 Tetor 2026, 13:2513:25Aktualitet 1 mijë kandidatë në garë për uniformën blu, Hita: Proces transparent dhe shanse të barabarta për të gjithë 29 Tetor 2026, 13:1413:14Aktualitet "Rama në burg, Berisha në burg/ Studentët mblidhen te Ministria e Arsimit, policia gardh para godinës 29 Tetor 2026, 13:0713:07Aktualitet

