Lajme Zone
Shtohet lista e dëmtimeve, Juventusi humb dy lojtarë të tjerë
SportCNA

Shtohet lista e dëmtimeve, Juventusi humb dy lojtarë të tjerë

Juventus ka marrë një lajm negativ pas ndeshjes së Europa League kundër Rennes, pasi dy lojtarë kanë shfaqur probleme fizike. Bëhet fjalë për mbrojtësin Zeki Celik, i cili u zëvendësua në përfundim të pjesës së parë, dhe sulmuesin Nico Gonzalez, të cilët ndjenë shqetësime muskulore. Gjatë mëngjesit të sotëm, të dy futbollistët i janë nënshtruar ekzaminimeve mjekësore në qendrën e specializuar "J m

Juventus ka marrë një lajm negativ pas ndeshjes së Europa League kundër Rennes, pasi dy lojtarë kanë shfaqur probleme fizike.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Zeki Celik, i cili u zëvendësua në përfundim të pjesës së parë, dhe sulmuesin Nico Gonzalez, të cilët ndjenë shqetësime muskulore.

Gjatë mëngjesit të sotëm, të dy futbollistët i janë nënshtruar ekzaminimeve mjekësore në qendrën e specializuar "J medical" për të përcaktuar shkallën e dëmtimeve.

Sipas njoftimit zyrtar të klubit, testet zbuluan se Zeki Celik ka pësuar një dëmtim të shkallës së ulët në muskulin e kofshës së majtë. Nga ana tjetër, analizat për Nico Gonzalez evidentuan një lëndim të shkallës së ulët në muskulin e pulpës së këmbës së djathtë.

Stafi mjekësor i Juventus ka konfirmuar se të dy lojtarët kanë nisur menjëherë programet përkatëse të rehabilitimit për t'u rikuperuar sa më shpejt. Për shkak të këtyre dëmtimeve, trajneri Spalletti nuk do t'i ketë në dispozicion këta lojtarë dhe pritet t'i rikthejë në skuadër vetëm pas pauzës së muajit nëntor.

Celik dhe Gonzalez i shtohen kështu një liste të gjatë mungesash te bardhezinjtë, ku përfshihen Yildiz, Thuram, Ekhator, Locatelli, Grabara, Milik, si dhe Conceiçao, i cili po vuan nga një nxjerrje e shpatullës pas sfidës me Lazio-n dhe synon rikthimin më 8 nëntor kundër Fiorentina-s. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.