Sindikatava e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë (SPASH) dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shqiptar (SBASH) kanë shpehur solidaritet me protestën studentore dhe kanë njoftuar se do t’i bashkohen. “SBASH i bashkohet protestës kombëtare të studentëve, duke u solidarizuar me Sindikatën e Punonjësve të Arsimit të Lartë, ditën e shtunë, 24 tetor”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shqiptar. Në njoftim SBASH thekson se angazhimi bëhet në emër të një sistemi arsimor më të drejtë dhe më dinjitoz. Nga ana tjetër në deklararën e SPASH, thuhet se nesër në orën 11:00 do të jenë përballë Kryeministrisë, dhe më pas në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit.
Në deklaratë thuhet se do të përkrahin çdo përpjekjeje që synon përmirësimin e arsimit, dinjitetin dhe të ardhmen e brezave të rinj. Deklarata e plotë e SPASH: Në mbështetje të Protestës së Studentëve – 24 Tetor 2026, ora 11:00, përballë Kryeministrisë
Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë (SPASH) shpreh mbështetjen dhe solidaritetin e saj për protestën e së shtunës, duke qëndruar në krah të nxënësve, studentëve dhe pedagogëve në mbrojtje të të drejtave të tyre.
SPASH beson se zëri i komunitetit arsimor duhet dëgjuar dhe respektuar. Ne jemi përkrah çdo përpjekjeje që synon përmirësimin e arsimit, dinjitetin dhe të ardhmen e brezave të rinj.
SPASH do të jetë pjesë e protestës së datës 24 tetor 2026, duke nisur në orën 11:00, përballë Kryeministrisë. Më pas, në orën 14:00, do t’u bashkohemi studentëve pranë Ministrisë së Arsimit, në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për kërkesat e tyre.
Solidaritet me nxënësit, studentët dhe pedagogët! /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

