Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, është dërguar me urgjencë në spital mesditën e së premtes.
Sipas raportimeve nga e përditshmja gjermane BILD, tekniku belg po vuante nga një infeksion, prej fundjavës së kaluar.
Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ai u detyrua të shtrihej në dhomën e tij gjatë dhe pas ndeshjes ku skuadra fitoi 6-1 kundër Leipzig. Infeksioni e detyroi gjithashtu të mungonte në seancat stërvitore të së hënës dhe të martës, duke ia lënë drejtimin e konferencës për shtyp ndihmësit të tij para barazimit 2-2 ndaj Arsenal në Champions League.
Gazeta BILD shton se infeksioni i ka shkaktuar probleme me disa inde të vjetra mbresore, duke e bërë të vështirë edhe lëvizjen për ish-lojtarin e Manchester City.
Pas sfidës evropiane me anglezët, trajneri pranoi publikisht se ishte prekur nga një virus i rëndë dhe se nuk kishte dëgjuar trupin e tij, derisa ky i fundit e detyroi të ndalonte.
"Vincent Kompany kërkoi trajtim mjekësor të premten pasi u rrëzua gjatë stërvitjes së ekipit të dytë të Bayern Munich. Trajneri i ekipit të parë po shikonte seancën stërvitore të ekipit të dytë.
Kompany po i nënshtrohet ekzaminimeve të hollësishme në spital dhe do të mbetet nën mbikëqyrje mjekësore. Deri në njoftim të mëtejshëm, stafi i tij i trajnerëve do të marrë përsipër menaxhimin e stërvitjes dhe detyrimeve të ekipit në ndeshje", thuhet në deklaratë nga klubi. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

