Lajme Zone
Napoli mund të kalojë tek amerikanët, zbulohet oferta
SportCNA

Napoli mund të kalojë tek amerikanët, zbulohet oferta

Skuadra e Napoli-t mund të jetë në prag të një ndryshimi historik të pronësisë. Presidenti aktual, Aurelio De Laurentiis, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Matt Rizzetta, drejtuesin e një konsorciumi amerikan që synon blerjen e klubit. Sipas mediave italiane, kreu i klubit napoletan e vlerëson skuadrën me një shifër prej 2 miliardë dollarësh, duke e konsideruar atë një markë ndërkombëtare.

Skuadra e Napoli-t mund të jetë në prag të një ndryshimi historik të pronësisë.

Presidenti aktual, Aurelio De Laurentiis, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Matt Rizzetta, drejtuesin e një konsorciumi amerikan që synon blerjen e klubit.

Sipas mediave italiane, kreu i klubit napoletan e vlerëson skuadrën me një shifër prej 2 miliardë dollarësh, duke e konsideruar atë një markë ndërkombëtare. Nga ana tjetër, investitori amerikan është i gatshëm të ofrojë rreth 1.3 miliardë dollarë, duke kërkuar kontrollin e plotë dhe jo thjesht një pjesë të aksioneve.

Takimi mes palëve raportohet se u zhvillua në një hotel në Napoli, fill pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kampioneve kundër Bodo/Glimt në stadiumin "Diego Armando Maradona". Plani i biznesmenit Rizzetta përfshin investime në stadiumin aktual dhe shndërrimin e Napoli-t në një klub sportiv me disa aktivitete sipas modelit amerikan.

Në kontrast me këtë, De Laurentiis po kërkon tokë të përshtatshme për të ndërtuar një stadium të ri dhe një qendër moderne stërvitore për të rritur edhe më shumë vlerën e klubit. Për momentin nuk ka asnjë marrëveshje përfundimtare, pasi diferenca prej 700 milionë dollarësh mes kërkesës dhe ofertës mbetet pengesa kryesore për përmbylljen e këtij operacioni financiar. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.