Lajme Zone
"U kap në mashtrim me rastin e studentit"/ Bushati: Ramës i ka ikur kontrolli mbi situatën
PolitikëCNA

"U kap në mashtrim me rastin e studentit"/ Bushati: Ramës i ka ikur kontrolli mbi situatën

As presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe as ndonjë zyrtar...

Gazetari dhe analisti Andi Bushati është shprehur mbrëmjen e sotme se kryeministri Edi Rama po shpik histori për të justifikuar qasjen që qeveria ka për protestat studentore dhe situatën në vend.

Në një lidhje live me Syri Tv, Bushati tha se Rama sot u kap në mashtrim me historitë e tre të rinjve të cilët i akuzoi për disa vepra penale, por që ata vetë i përgenjeshtruan.

Sipas tij, Rama po përpiqet ta zhvendosë debatin nga zemërimi i qytetarëve ndaj qeverisjes, duke rikthyer"duart e fshehta" dhe ndërhyrjet e huaja.

Ai shtoi më tej se Rama qëndron në postin e kryeministrit por situata i ka dalë jashtë kontrollit. “Ne do diskutonim sot nëse kryeministri ka bërë një linçim, nëse kryeministrit nuk do ishte kapur në mashtrim. Mjafton historia e atij djalit, të cilit kryeministri i thotë trafikant droge me precedent penal që nuk është student, dhe ai është dhe student, dhe pa precedent penal, dhe një student ekselent, për të kuptuar që këtu jemi në një lojë propagandistike. Rama, ashtu siç nxjerr teori që kopshti i Edenit do qëllohej me dron për të justifikuar dhunën policore, do të shpiki histori nga hiçi për të justifikuar qasjen që qeveria ka ndaj asaj që po ndodh.

Sepse po të shohim ç'kemi dëgjuar gjithë këto ditë, ashtu si dhe në fillimin e revolucionit të flamingove, gjithmonë flitet për duar të fshehta, duar të pista, diçka që qëndron mbrapa, diçka që ka lidhje me shtetet e huaja, me shtete armike, një histori që shqiptarët kanë që nga vitet '90 që e dëgjojnë nga çdo pushtet. Dhe e gjitha kjo shërben për të vendosur në debatin publik një temë të rreme, e cila do të sulmojë temën reale, që nga të rinjtë deri te pleqtë, janë të zemëruar dhe të revoltuar me këtë qeverisje.

Po pra, me rastin që mora këtë mva të të sjell. Sepse të akuzosh dikë për një vepër penale do të thotë që ai ka shfrytëzuar postin dhe ka kaluar kompetencat për të na thënë një gjë të vërtetë. Rasti që unë solla çfarë tregon? Tregon që Rama është i amnistuar nga vepra penale e nxjerrjes së diçkaje që është kompetencë e policisë, e qeverisë, e shërbimit sekret apo e vetë kryeministrit, sepse ai thjesht po bllofon, po mashtron. Pra në një farë mënyre, përpara se ne Ramën ta akuzojmë që ti po abuzon me detyrën, ne shohim dobësinë e Ramës sepse unë jam i bindur që në atë protestë aq masive mund të ketë pasur dhe njerëz me precedent kriminal.

Por ai nuk nxjerr dot një njeri me precedent kriminal, të gjithë ata që policia politike po i arreston, gjykata po i liron. Pra ata s'kanë asnjë fakt, asnjë provë edhe për të inkriminuar ata njerëz që i kanë kapur. Thjesht Rama po bën propagandë dhe kjo nga një anë është e neveritshme, por nga ana tjetër tregon, në qoftë se ti e mbush shërbimin informativ me të dashurat e Gys Agasit, në qoftë se ti e mbush policinë me bashibozukë dhe militantë politikë, në ditën që ty do të të duhen nuk do të të sjellin dhe asnjë provë reale që ti t'ia nxjerrësh publikut.

Pra historia që pamë sot, që i del një njeri, heq maskën dhe thotë 'unë nuk jam ai që thua ti', tregon që Edi Ramën ose po na gënjen neve, ose aq më keq akoma, po e gënjejnë vartësit e tij që vjedhin në emër të tij dhe i thonë: A, do ti të të servirim ne ca si njerëz me rekorde kriminale? Po t'i japim! Po thjesht po të gënjejmë ty për të bërë detyrën. Dhe aty ky është një kryeministër që vërtet qëndron në post, por që i ka ikur kontrolli mbi situatën.”, tha Bushati. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.