Lajme Zone
As Trump dhe as ndonjë zyrtar i lartë/ Ja kush e arriti armëpushim në Oleshky të Ukrainës
BotëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

As Trump dhe as ndonjë zyrtar i lartë/ Ja kush e arriti armëpushim në Oleshky të Ukrainës

As presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe as ndonjë zyrtar...

As presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe as ndonjë zyrtar tjetër i lartë i administratës. Ishte Zonja e Parë në SHBA, Melania Trump, ajo që ndërmjetësoi dhe siguroi një armëpushim të përkohshëm midis Rusisë dhe Ukrainës për qytetin ukrainas të pushtuar nga Rusia, Oleshky, për arsye humanitare. Në një njoftim të zyrës së saj, u tha se të dy vendet ranë dakord të ndalonin përkohësisht të gjitha veprimet ushtarake në qytetin jugor të Ukrainës "për të lejuar hyrjen e ndihmës humanitare dhe për të përgatitur një evakuim civilësh përmes një kalimi të sigurt të caktuar".

Po ashtu u njoftua se armëpushimi i lokalizuar do të fillojë të enjten, më 29 tetor. Rusia dhe Ukraina nuk kanë komentuar mbi njoftimin e Zonjës së Parë. Por zyrtarët ukrainas treguan se ka pasur një marrëveshje paraprake në territorin e pushtuar nga Rusia në jug të Ukrainës. Zyra e Zonjës së Parë bëri me dije se Melania Trump punoi drejtpërdrejt me udhëheqjen ruse dhe ukrainase për të përcaktuar kushtet e armëpushimit të lokalizuar. "Situata në Oleshky është e tmerrshme. Oleshky është një qytet në vijën e parë të frontit të luftës në prag të katastrofës. Popullsia e mbetur e Oleshky-t përbëhet kryesisht nga banorë të moshuar që kanë nevojë urgjente për kujdes mjekësor, ilaçe, ushqim dhe ujë të pastër. Banorët e Oleshky-t kanë energji elektrike të kufizuar, jetojnë mes rrugëve të minuara dhe durojnë sulme të rregullta ushtarake. Ishte më se e qartë se pa ndërhyrjen time, mundësia për të sjellë ndihmë humanitare në qytet dhe për të evakuuar të moshuarit do të ishte e pamundur", u shpreh ajo në një deklaratë. Zyra e saj njoftoi po ashtu se ajo filloi diskutimet me të dyja kombet dhe i harmonizoi palët mbi objektivat e marrëveshjes, procedurat teknike, kohën, proceset dhe kushtet, në rolin e saj formal si Ndërmjetëse Ekskluzive.

"Udhëheqës jo-ushtarakë, civilë nga të dy vendet do të punojnë së bashku për të vizituar banorët e Oleshky-t në shtëpitë e tyre dhe për të përcaktuar nivelin e ndihmës që u nevojitet. Banorët që dëshirojnë të evakuohen do të marrin mbështetje dhe transport të koordinuar për në destinacionin e tyre të preferuar. Parashikoj që disa do të duan të shkojnë në Rusi dhe disa në Ukrainë”, u shpreh Melania Trump.

Zonja e Parë, Melania Trump ka punuar deri më tani për të ribashkuar 34 fëmijë me familjet e tyre, pasi Rusia i largoi me forcë ata. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.