Eurodeputetja Anna Strolenberg ka reaguar sot lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili ka paralajmëruar qytetarët se pjesëmarrja në protesta mund t’u sjellë ndalime të hyrjes në Bashkimin Evropian.
Në një reagim në rrjetet sociale, Strolenberg i ka cilësuar këto pretendime si të pavërteta, duke u bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos frikësohen dhe të mos heqin dorë nga ushtrimi i të drejtës për tubim paqësor. “Jam informuar se shqiptarët po paralajmërohen nga Edi Rama se, nëse marrin pjesë në protesta, do t’u refuzohet hyrja në BE. Ky pretendim është i rremë! Ju lutem, mos lejoni që pretendimet e rreme t’ju dekurajojnë nga ushtrimi i së drejtës suaj për t’u mbledhur në mënyrë paqësore. E di që situata është shqetësuese këto ditë. Qëndroni të sigurt”, shkruan eurodeputetja. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

