Lajme Zone
Greqia miraton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
BotëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Greqia miraton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Parlamenti grek ka miratuar të premten një ndalim të përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç, me masën që pritet të hyjë në fuqi më 1 janar. Me këtë vendim, Greqia renditet ndër vendet e para të Bashkimit Evropian që ndërmarrin një hap të tillë për mbrojtjen e të miturve në internet. Gjatë debatit që zgjati disa orë në Parlament, ministri i Qeverisjes Digjitale dhe Inteligjen

Parlamenti grek ka miratuar të premten një ndalim të përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç, me masën që pritet të hyjë në fuqi më 1 janar. Me këtë vendim, Greqia renditet ndër vendet e para të Bashkimit Evropian që ndërmarrin një hap të tillë për mbrojtjen e të miturve në internet.

Gjatë debatit që zgjati disa orë në Parlament, ministri i Qeverisjes Digjitale dhe Inteligjencës Artificiale, Dimitris Papastergiou, e mbrojti nismën si një masë të nevojshme, efektive dhe proporcionale, në përputhje me legjislacionin e BE-së. “Do të ishte shumë e lehtë sot të mos bënim absolutisht asgjë dhe të prisnim ligjin e përsosur evropian”, deklaroi Papastergiou, duke theksuar se përdorimi i pakontrolluar i internetit mund të krijojë varësi te fëmijët dhe të dëmtojë shëndetin e tyre mendor. Sipas rregullave të reja, platformat e rrjeteve sociale do të duhet të verifikojnë moshën e përdoruesve. Një nga mjetet që synohet të përdoret për këtë qëllim është aplikacioni “Kids Wallet”, i zhvilluar nga Ministria e Qeverisjes Digjitale.

Aplikacioni do t’u mundësojë prindërve të lidhin të dhënat e fëmijëve të tyre dhe të konfirmojnë në mënyrë digjitale nëse ata e kanë arritur moshën e lejuar. Kjo mënyrë verifikimi synon të shmangë shpërndarjen e të gjitha të dhënave personale të fëmijës te platformat.

Greqia nuk është vendi i vetëm evropian që po shqyrton kufizime të tilla. Në korrik, Franca miratoi një ndalim të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç, por në gusht Këshilli Kushtetues e rrëzoi ligjin, duke vlerësuar se ai ndërhynte në mënyrë joproporcionale në lirinë e shprehjes dhe të komunikimit. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.