Lajme Zone
'Shteti Bektashi i jep vlerë Shqipërisë', analisti dhe avokati përplasen në Report Tv: Kushtetuta nuk e lejon, kjo çështje duhet të shkojë në referendum
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

'Shteti Bektashi i jep vlerë Shqipërisë', analisti dhe avokati përplasen në Report Tv: Kushtetuta nuk e lejon, kjo çështje duhet të shkojë në referendum

Analisti Faik Basha e cilësoi projektin si një simbol të bashkëjetesës fetare dhe një vlerë për Shqipërinë, ndërsa avokati Alban Duraj tha se vendimi u takon shqiptarëve, por shtoi se Kushtetuta nuk e lejon krijimin e një shteti të tillë pa ndryshime kushtetuese.

Projekti për shtetin Bektashi ishte në qendër të debatit në emisionin Studio Live në Report Tv, ku të ftuar ishin avokati Alban Duraj dhe analisti Faik Basha. Faik Basha tha se në kushtet ku ndodhet Ballkani, mesazhi që përcillet nga ky projekt është i rëndësishëm për bashkëjetesën fetare dhe imazhin e Shqipërisë. “Në këto kushte ku ndodhet Ballkani, akoma ka vende që jetojnë me të shkuarën dhe frikën, kjo është e rrezikshme. Ai foli qartë dhe ishte konkret. Shteti Bektashi është më shumë simbol për të treguar bashkëjetesën, që Shqipëria është një vend që respekton besimet fetare. Shqiptarët kanë qenë të lirë të respektojnë fenë e tyre dhe të tjetrit. Shteti Bektashi nuk e cenon territorin dhe sovranitetin e Shqipërisë. Është diçka që duhet për të dhënë një mesazh më të gjerë se Shqipëria dhe Europa”, u shpreh Basha. LEXO EDHE:Debati për pagat e magjistratëve në Report TV, Duraj kërkon trajtim dinjitoz për magjistratët, Basha: Të presin vendimin e Kuvendit Ndërsa avokati Alban Duraj mbajti një qëndrim ndryshe. Ai tha se i dërguari i Presidentit Donald Trump ishte i qartë kur deklaroi se vendimi i takon shqiptarëve, por shtoi se krijimi i një shteti Bektashi nuk do të shtonte tolerancën fetare dhe se një nismë e tillë nuk lejohet nga Kushtetuta pa ndryshime kushtetuese. “Ajo që i dërguari i Trump shprehu qartë është se i takon shqiptarëve të vendosin mbi këtë projekt. Ne jemi tolerantë, por kjo s’do të thotë që me bërjen e këtij shteti do të shtohet toleranca fetare. Përkundrazi, kjo fe është e treta në Shqipëri. Nuk është momenti i duhur, sepse kemi qindra probleme të tjera. Kushtetuta nuk e lejon një gjë të tillë. Duhet të mblidhen 94 deputetë për të propozuar ndryshimet kushtetuese. Kjo çështje duhet hedhur në referendum. Unë jam bektashi, por nuk do të doja një gjë të tillë. Nëse identifikohemi me një shtet brenda shtetit, kjo vlerë do të bjerë”, tha Duraj. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 17:58 Debati për pagat e magjistratëve në Report TV, Duraj kërkon trajtim dinjitoz për magjistratët, Basha: Të presin vendimin e Kuvendit "Jepuni pagën dhe pastaj kërkojuni llogari", ishte qëndrimi i avokatit Alban Duraj për debatin mbi pagat e magjistratëve në "Studio Live" në Report TV. Ndërsa analisti Faik Basha tha se gjyqësori nuk duhet të veprojë i vetëm, por të presë zgjidhjen nga Kuvendi dhe Ministria e Financave.Duraj tha se reforma në drejtësi ka qenë një investim i SHBA-së dhe BE-së dhe se pagat janë pjesë e këtij procesi."Është një investim i amerikanëve dhe europianëve që kishin prioritet reformimin e sistemit dhe reformimi vjen që nga paga. Ata duhet të jenë të trajtuar nga ana financiare me dinjitet. Ata duhet të marrin pagën dhe pastaj kërkoju llogari", tha Duraj.Sipas tij, gjykatat janë garanci për demokracinë dhe për këtë arsye magjistratët duhet të kenë paga dinjitoze.Ndërkohë, analisti Faik Basha tha se çështja e pagave duhet të zgjidhet nga institucionet përgjegjëse dhe jo nga vetë sistemi i drejtësisë."Kjo lloj kategorie hyn tek njerëzit më të mençur për të dhënë drejtësi. Nuk mundesh meqë ke dhe vulën dhe lapsin t'i bësh të gjitha vetë. Lëre ta bëjë parlamenti dhe Ministria e Financave. Kur ta bëjë le ta bëjë, nuk është me zor. Vendimet e gjykatës zgjasin edhe 20 vjet", u shpreh Basha.Debati për pagat e magjistratëve nisi pasi Kuvendi nuk miratoi brenda afatit formulën e re të pagës referuese, siç kishte përcaktuar Gjykata Kushtetuese. Pas skadimit të afatit, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosën të zbatojnë vetë vendimin e Kushtetueses dhe të llogarisin pagat sipas formulës së re, ndërsa qeveria kundërshtoi këtë qasje, duke argumentuar se fondet buxhetore propozohen nga ekzekutivi dhe miratohen nga Kuvendi. Ndërkohë, sot Gjykata Kushtetuese i bëri thirrje Kuvendit që të zgjidhë sa më parë çështjen e përcaktimit të pagave referencë për sistemin e drejtësisë, duke zbatuar menjëherë vendimin e saj të shkurtit të vitit 2026. U.D/Shqiptarja.com Share U.D/Shqiptarja.com TAG: faik basha Alban Duraj shteti bektashi donald trump Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 80.3% Magjistratëve 14.3% Nuk e di 5.4% Vota total: 827 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?