Lajme Zone
100 ditë protestë/ Qytetarja: Nuk jemi numra dhe vota, duam të drejtën tonë
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

100 ditë protestë/ Qytetarja: Nuk jemi numra dhe vota, duam të drejtën tonë

Në ditën e 100 të protestës, qytetarët po mbajnë fjalimet e tyre përpara Kryeministrisë. Njëra prej tyre, në fjalën e mbajtur tha se pushteti nuk duhet ta trajtojë popullin si skllevër dhe as si numra, pasi janë njerëz me ëndrra dhe me të drejta. Protestuesja tha se prej 100 ditësh po kërkohen privilegje, por ajo që iu takon. Duke u ndalur dhe te integrimi në BE, qytetarja tha se rinia tashmë ësht

Në ditën e 100 të protestës, qytetarët po mbajnë fjalimet e tyre përpara Kryeministrisë. Njëra prej tyre, në fjalën e mbajtur tha se pushteti nuk duhet ta trajtojë popullin si skllevër dhe as si numra, pasi janë njerëz me ëndrra dhe me të drejta.

Protestuesja tha se prej 100 ditësh po kërkohen privilegje, por ajo që iu takon. Duke u ndalur dhe te integrimi në BE, qytetarja tha se rinia tashmë është larguar nga vendi dhe kanë mbetur vetëm pensionistët. “Ne nuk jemi numra dhe vota. Jemi njerëz, kemi ëndrra, kemi familje. Pushteti nuk duhet të na trajtojë si skllevër. Ne jemi gjallë dhe nuk kemi vdekur akoma, jemi këtu se jemi për të drejtën tonë. Jemi të barabartë, jo ta fitojë vendin e punës njëri që ka lekë. Nuk po kërkojmë privilegje, po kërkojmë atë që na takon. Kë do çojë në Europë, pensionistët? Se Shqipëria u boshatis, nuk ka të rinj”, tha protestuesja. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.