Lajme Zone
Një funeral në Beograd dhe një mësim për Shqipërinë!
PolitikëPamfleti

Një funeral në Beograd dhe një mësim për Shqipërinë!

Kjo histori shkon përtej Ratko Mlladiçit. Dhe është pasojë e një politike disavjeçare të mbylljes së syve dhe tolerimit të Serbisë, për ta ankoruar atë kinse në rrjedhat perëndimore. Për vite me radhë, BE-ja ka bashkëjetuar me këtë situatë. Duke i dhënë përparësi stabilitetit të rrejshëm dhe jo demokratizimit të mirëfilltë. Ndaj, sot nuk mund ta trajtojë organizimin e ceremonisë shtetërore për një kriminel luftë si një episod të veçuar, por si pasojë e drejtpërdrejtë e një politike të gabuar.

Funerali i Mladiç Vendet e rajonit, duke filluar nga Shqipëria, duhet të kuptojnë se bashkëpunimi me Serbinë nuk mund të mbështetet mbi metafora, por mbi disa parime të patjetërsueshme për pajtimin, që lidhen me ndarjen e qartë nga e shkuara e errët... Mijëra njerëz në ceremoninë e varrimit të Ratko Mlladiçit, të shoqëruar nga nderime shtetërore dhe pjesëmarrja e veteranëve të Ushtrisë së Republikës Srpska, të cilët mbërritën në Beograd në mënyrë të organizuar nga Banja Luka, dëshmon se kjo ngjarje i tejkaloi kufijtë e një funerali.

Kjo histori shkon përtej Ratko Mlladiçit. Dhe është pasojë e një politike disavjeçare të mbylljes së syve dhe tolerimit të Serbisë, për ta ankoruar atë kinse në rrjedhat perëndimore. Për vite me radhë, BE-ja ka bashkëjetuar me këtë situatë. Duke i dhënë përparësi stabilitetit të rrejshëm dhe jo demokratizimit të mirëfilltë. Ndaj, sot nuk mund ta trajtojë organizimin e ceremonisë shtetërore për një kriminel luftë si një episod të veçuar, por si pasojë e drejtpërdrejtë e një politike të gabuar.

Gjithçka që lidhet me vdekjen dhe varrimin e Mlladiçit nuk mund të shihet si një shpërthim spontan emocionesh apo si një teprim i paparashikuar. Përkundrazi, ishte një shfaqje e përgatitur dhe e sinkronizuar me mjeshtëri, në të cilën shteti, ushtria dhe kisha vepruan së bashku për të njëjtin qëllim: glorifikimin e një krimineli lufte. Secili prej këtyre institucioneve kishte rolin e vet të qartë në një skenar që synon rehabilitimin e politikave të viteve '90 dhe legjitimimin zyrtar të asaj që është ndërtuar në hije për vite me radhë.

Sot, komuniteti ndërkombëtar nuk po përballet me ndonjë befasi, por thjesht po korr frytet e oportunizmit dhe politikës së lëshimeve ndaj Serbisë. Ndërsa vendet e rajonit, duke filluar nga Shqipëria, duhet të kuptojnë se bashkëpunimi me Serbinë nuk mund të mbështetet mbi metafora, por mbi disa parime të patjetërsueshme për pajtimin, që lidhen me ndarjen e qartë nga e shkuara e errët e krimeve të luftës dhe gjenociditmladic serbia shqipëria 1 Komente . . 7 Shtator 2026, 19:26 Jo vetëm ceremonia e varrimit të Ratkos, por mjafton që është Vuçiçi president, për të kuptuar me kë kanë të bëjnë BE dhe Shqipëria. Vuçiçi është ish ministri i propagandës së Milosheviçit. Vuçiçi kur duhej të firmoste marrëveshjen me Kosovën tha se i dhimte dora, nuk firmoste dot. Qartësisht tallej me BE dhe negociatat. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Forum Nga Thaçi te Jack Smith: Si e humbi drejtësia ndërkombëtare besueshmërinë 7 Shtator 2026, 18:2418:24Forum Çeta e Sali Kullës 7 Shtator 2026, 11:2611:26Forum Bilanci një vjeçar i “Diellës” 7 Shtator 2026, 08:3108:31Forum Zëri i Mirandolinës në trupën e aktorëve të rinj 6 Shtator 2026, 20:2820:28Forum Heshtja para ardhjes së ambasadorit Eric Wendt, kush do të spiunojë kë te amerikanët? 6 Shtator 2026, 17:3817:38Forum Ben Blushi: Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë 6 Shtator 2026, 10:4510:45Forum