Lajme Zone
Europa e 2030-ës mund të mos jetë ajo që pret Edi Rama!
PolitikëPamfleti

Europa e 2030-ës mund të mos jetë ajo që pret Edi Rama!

Ajo që ndodhi të dielën në Saksoni-Anhalt është pikërisht një paralajmërim për këtë.

Foto ilustruese Edi Rama premton Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian brenda vitit 2030. Por pikërisht përpara këtij afati, Franca dhe Gjermania mund të kalojnë provat elektorale që do të përcaktojnë nëse Europa do të vazhdojë të ketë vullnet për zgjerim. AfD sapo dha një sinjal të fortë në Gjermani, ndërsa e djathta radikale kryeson sondazhet për presidencialet franceze. Shqipëria mund t'i mbyllë kapitujt me Bashkimin Europian, të plotësojë kushtet dhe të arrijë teknikisht në fund të negociatave. Por ka një kusht që Edi Rama nuk mund ta plotësojë nga Tirana: kush do të qeverisë Francën dhe Gjermaninë kur të vijë momenti për ta pranuar Shqipërinë në BE.

Ajo që ndodhi të dielën në Saksoni-Anhalt është pikërisht një paralajmërim për këtë.

AfD mori 43.8% të votave, rezultati më i mirë në historinë e saj, ndërsa CDU-ja e kancelarit Friedrich Merz mbeti në 17.2%. AfD nuk fitoi shumicën absolute dhe për momentin partitë e tjera refuzojnë të qeverisin me të. Por rëndësia e rezultatit shkon përtej këtij landi.

Vetë drejtuesit e AfD-së e lexuan votën si një sinjal për Berlinin. Alice Weidel deklaroi se partia synon të thyejë rekorde edhe në nivel federal, ndërsa drejtuesit e saj e shohin marrjen e pushtetit në lande si trampolinë drejt zgjedhjeve federale të vitit 2029. A jemi lodhur nga demokracia?! 7 Shtator, 17:00 Dhe 2029 është vetëm një vit përpara objektivit të Ramës për Shqipërinë në BE.

Kjo e bën rezultatin gjerman shumë më interesant për Tiranën. Nuk është Saksoni-Anhalt që mund të pengojë anëtarësimin e Shqipërisë. Është një AfD që, nëse rritjen e sotme e kthen në fitore federale më 2029 dhe arrin të marrë drejtimin e Gjermanisë, mund të ndryshojë qëndrimin e Berlinit ndaj zgjerimit.

AfD e ka bërë të qartë skepticizmin e saj ndaj zgjerimit të përshpejtuar me vendet e Ballkanit Perëndimor. Pra, për Shqipërinë nuk bëhet fjalë vetëm për një parti radikale që po rritet në Gjermani, por për një forcë që mund të pretendojë pushtetin pikërisht kur procesi shqiptar duhet të hyjë në metrat e fundit.

Edhe më afër është Franca.

Zgjedhjet presidenciale zhvillohen më 18 prill dhe 2 maj 2027. Sondazhet e fundit e vendosin kampin e Rassemblement National shumë përpara rivalëve në raundin e parë: Marine Le Pen shfaqet rreth 34% në disa skenarë, ndërsa Jordan Bardella, nëse është ai kandidati, po ashtu kryeson matjet.

Këtu alarmi për zgjerimin është edhe më i drejtpërdrejtë. Një analizë e IntelliNews paralajmëron se një presidencë e Le Pen mund të vendoste frenat mbi zgjerimin e BE-së, duke e kthyer Francën në një pengesë për vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor.

Kështu, kalendari bëhet interesant.

Franca voton më 2027. Gjermania voton për Bundestagun më 2029. Shqipëria synon BE-në më 2030.

Dhe pikërisht ky është problemi.

Rama mund të premtojë 2030-n. Brukseli mund të përshpejtojë negociatat. Shqipëria mund të mbyllë kapitujt. Por në fund anëtarësimi kërkon dakordësinë e shteteve anëtare.

Nëse vala e sotme politike përfn me të djathtën radikale në Élysée dhe, më pas, me AfD-në në pozicion për të drejtuar Gjermaninë, dy motorët historikë të Bashkimit Europian mund të shndërrohen nga shtytës të integrimit në frenues të zgjerimit.

Nuk është ende ky realitet. AfD duhet të përkthejë suksesin e saj lindor në fitore kombëtare dhe të kapërcejë izolimin nga partitë e tjera. Në Francë, kryesimi i raundit të parë nuk garanton fitoren e presidencialeve.

Por sinjali është aty.

Dhe për Shqipërinë gara me kohën sapo është bërë më konkrete: duhet të arrijë në derën e BE-së përpara se politika në Paris dhe Berlin të vendosë, ndoshta, ta mbyllë atë. /Pamfletiafd le pen Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Rama si ekspert ATP-je, “zbarkon” në Vlorë për të zgjidhur konfliktet e pronësisë 7 Shtator 2026, 17:4417:44Politike Nesër nis sesioni i ri i Kuvendit, në fokus harta territoriale dhe pagat e magjistratëve 7 Shtator 2026, 15:5815:58Politike Flamingot kundër pushtetit/ 100 ditë protesta, Rama nuk po i shuan dot 7 Shtator 2026, 15:3315:33Politike Nga moda dhe Melania te “i dërguari special” i presidentit; kush është miku i Trump që mbërriti në Tiranë? 7 Shtator 2026, 14:2714:27Politike PD takim me të Dërguarin Special të Trump: Rama ka dobësuar institucionet dhe ka kapur drejtësinë 7 Shtator 2026, 14:0614:06Politike Nga ambasadori i ri, te raportet me Shqipërinë dhe Shtetin Bektashi; i dërguari i Trump vjen me mesazhe të forta në Tiranë 7 Shtator 2026, 14:0014:00Politike