Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Shtetases amerikane iu ndalua të komunikonte me të afërmit /Avokati Tanushi: Arrestime skandaloze të protestuesve, policia i trajtoi si të dyshuar pa prova. Do të ndjekim rrugën ligjore


Avokati Gëzim Tanushi ka denoncuar mënyrën e shoqërimit dhe arrestimit të disa protestuesve gjatë protestave të fundit, duke i cilësuar veprimet e policisë si të paligjshme dhe në shkelje të të drejtave themelore.

Avokati Gëzim Tanushi ka denoncuar mënyrën e shoqërimit dhe arrestimit të disa protestuesve gjatë protestave të fundit, duke i cilësuar veprimet e policisë si të paligjshme dhe në shkelje të të drejtave themelore. Tanushi tha se përfaqëson dy prej protestuesve të shoqëruar dhe se ka qëndruar për disa orë në komisariat për t’u siguruar që atyre t’u respektoheshin të drejtat ligjore.

“Shkova në komisariat rreth orës 11:00 dhe kam qëndruar deri në orën 16:00. Më thanë se do të isha edhe unë për t’i marrë në pyetje, por policia thirri një avokat kryesisht. Aty mësuam se avokatët ishin gjetur nga OPGJ-ja ose nuk ishin marrë deklarime, sepse nuk kishte akuza të qarta, si në rastin e gazetares”, u shpreh ai.

Sipas avokatit, akuzat ndaj protestuesve kanë qenë kolektive, duke përfshirë “grumbullim të paligjshëm”, “prishje të qetësisë publike” dhe “hedhje të mjeteve piroteknike”, ndërsa ai pretendon se bëhej fjalë vetëm për disa shashka dhe se nuk është provuar se kush i ka hedhur. Tanushi ngriti shqetësime edhe për raste ku, sipas tij, janë arrestuar persona që nuk kishin lidhje me incidentet.

“U ndalua një person që thjesht pyeti policinë se çfarë po ndodhte. Shefi i komisariatit i ka hedhur spraj, ai humbi ndjenjat dhe më pas, pasi u hodhën shashkat, ky person u arrestua. I është privuar liria dhe po mbahet në paraburgim, por kam bindjen se gjykata do ta lirojë”, deklaroi avokati.

Ai bëri të ditur se janë depozituar kallëzime ndaj efektivëve të policisë për shkelje të detyrës, duke përmendur edhe rastin e një shtetaseje amerikane të shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

“Kemi bërë kallëzim në AMP ndaj punonjësit të policisë, sepse nuk është trajtuar në mënyrë dinjitoze. I është mohuar kontakti me familjarët dhe ata e kanë mësuar ndalimin e saj përmes rrjeteve sociale”, tha Tanushi.

Sipas tij, disa protestuesve u janë atribuuar vepra penale pa prova konkrete, ndërsa theksoi se edhe gjykata ka deklaruar se protesta nuk është e paligjshme.

“Kategorizimi i të gjithëve si persona të dhunshëm dhe të paligjshëm është i padrejtë. Policia nuk mund të bëhet një levë për arrestime në masë”, përfi avokati Tanush Tanushi. “Përfaqësoj dy nga protestuesit e shoqëruar. Disa persona u arrestuan në mënyrë të paligjshme, shkova në komisariat rreth orës 11 dhe kam qëndruar deri në orën 16:00. Mu tha që do të siha dhe unë për t’i marrë në pyetje, por policia thirri një avokat kryesisht.

Aty mësuam që avokatët ishin gjetur nga OPGJ ose nuk ishin dhënë deklarime sepse skishte akuza si në rastin e gazetares.

Akuzat ishin kolektive, grumbullim i paligjshëm, prishja e qetësisë, hedhje mjetesh piroteknike kur ato ishin disa shashka që mund t’i ketë hedhur policia.

Ajo që e bën më shqetëseuse situatën është se ishte skandaloze sesi u arrestuan pesona që s’kishin të bënin me ngjarjen. U ndalua një njeri që pyeti policinë çfarë po ndodhte dhe shefi i komisariatit i ka hedhur spraj. Ai humbi ndjenjat dhe pasi u hodhën shashkat u arrestua ky personi.

Iu privua liria dhe po e mbajnë në paraburgim, kam bindje se gjykata do ta lirojë.

Janë bërë arrestime skandaloze, ne kemi bërë dhe kallëzime pë rata që shkelën detyrën. Një rast tjetër është arrestimi i shtetases amerikane që u mbajt te Komisariati 3.

Aty është reuar sesi policia është bërë levë dhe arreston njerëzit në masë. Kemi bërë kallëzim në AMP ndaj punonjësit të policisë sepse nuk është trajtuar në mënyrë të dinjitetshme. Iu mohua kontakti me familjarët, ata e mësuan në rrjetet sociale ndalimin e saj.

I janë atribuuar vepra penale edhe pse nuk ishte e përfshirë, kur vetë gjykata ka deklaruar se protesta s’është e paligjshme. Kategorizimi i të gjithëve si të dhunshëm joligjor”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb