Lajme Zone
Nëna e të riut me autizëm i përgjigjet Ramës: Po dërgoja djalin në terapi, nuk isha në protestë! Gazetari Stafa rrëzon propagandën: 19-vjeçari nuk përfiton nga dyfishimi i ndihmës (VIDEO)
PolitikëBalkanWeb

Nëna e të riut me autizëm i përgjigjet Ramës: Po dërgoja djalin në terapi, nuk isha në protestë! Gazetari Stafa rrëzon propagandën: 19-vjeçari nuk përfiton nga dyfishimi i ndihmës (VIDEO)

Gazetari Osman Stafa përmes një postimi në rrjetet sociale ka hedhur poshtë propagandën e kryeministrit Edi Rama, i cili në mbledhjen e grupit të PS dhe qeverisë deklaroi se ndihma për fëmijën me spektrin e autizmit u dyfishua. Rama iu referua videos të bërë virale ku 19-vjeçari u përball me dhunën policore dhe piperin së bashku me nënën e tij.

Gazetari Osman Stafa përmes një postimi në rrjetet sociale ka hedhur poshtë propagandën e kryeministrit Edi Rama, i cili në mbledhjen e grupit të PS dhe qeverisë deklaroi se ndihma për fëmijën me spektrin e autizmit u dyfishua. Rama iu referua videos të bërë virale ku 19-vjeçari u përball me dhunën policore dhe piperin së bashku me nënën e tij. Gazetari ka shkuar në Shtëpinë Sociale Shkozë, ku kjo familje po qëndron që prej mbrëmjes së djeshme dhe ka denoncuar kushtet aspak të mira të kësaj shtëpie. Në intervistë për Stafën e moshuara deklaron se ajo ndodhej rastësisht të enjten para Kuvendit pasi po çonte të birin në terapi. Ndërsa përsa i përket pjesëmarrjes në ditët e tjera ajo thotë se kanë çuar aty problemet e saj të shumta. View this post on Instagram Por ajo që vlen të theksohet është fakti që ajo që kryeministri deklaroi në mënyrë të paverifikuar nëse 19-vjeçari ishte përfitues, gazetari Stafa deklaron se ai nuk është përfitues pasi sipas ligjit përfitojnë fëmijët nga 0-18 vjeç. Po ashtu gazetari e ka informuar atë se shqiptarët kanë mbledhur një shumë prej 120 mijë eurosh për t’i ardhur në ndihmë. Intervista:

Nëna: Unë nuk isha në protestë fare, po vija nga Kamza, po çoja çunin në terapi, por ishte bllokuar rruga.

Duke ardhur të Parlamenti më hodhën piper te syri.

Të vijë Rama të përballet me mua.

A u hidhet djalit piper syve? Ke hyrë në gjynah me djalin tim.

Osman Stafa: Jemi te shtëpia sociale në Shkozë ku nëna jeton me djalin e saj.

Nëna: Më ka sjellë Njësia Bashkiake nr 1, mbrëmë, Më mirë isha te shtëpia, s’kisha ujë, sot erdhi.

Osman Stafa: Nga shiu në breshër, këto jnaë shtëpitë sociale në 2026.

E di ti se kryeministri ka thënë se është dyfishuar ndihma sociale? Ndihma është dyfishuar për ata që janë 0-18 vjeç, djali është 19 vjeç dhe nuk e përfiton dhe kryeministri ka gënjyër.

Nëna: Mos përdor çunin me fjalët që përdor. Në protestën para Kryeministrisë kam dalë për hallet e mia.

Osman Stafa: Janë mbledhur 120 mijë euro për ty dhe djalin tënd.

Nëna: Ju falënderoj nga zemra!

Osman Stafa: Nuk e di sesi mund të gënjesh kaq hapur, por kur gënjen kaq shumë të bëhet zakon, të duket e vërtetë dhe fillon ta besosh, ky është fundi i një njeriu. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb