Lajme Zone
Shqiptarët s’i lënë vetëm, mbi 270 mijë dollarë ndihma për familjen Manati në SHBA që humbi 3 djemtë nga zjarri
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Shqiptarët s’i lënë vetëm, mbi 270 mijë dollarë ndihma për familjen Manati në SHBA që humbi 3 djemtë nga zjarri

Shqiptarët dhe jo vetëm, i kanë ardhur në ndihmë familjes shqiptare Manati në Jacksonville të Floridës pas zjarrit vdekjeprurës në shtëpinë e tyre që u mori jetën 3 fëmijëve të tyre, ndërsa prindërit dhe fëmija tjetër janë ende në spital, të lënduar rëndë. Nga donacionet në GoFundMe, llogari e hapur nga e afërmja e familjes, Alessia Firi, janë grumbulluar rreth 270 mijë dollarë. Paratë do të shkoj

Shqiptarët dhe jo vetëm, i kanë ardhur në ndihmë familjes shqiptare Manati në Jacksonville të Floridës pas zjarrit vdekjeprurës në shtëpinë e tyre që u mori jetën 3 fëmijëve të tyre, ndërsa prindërit dhe fëmija tjetër janë ende në spital, të lënduar rëndë. Nga donacionet në GoFundMe, llogari e hapur nga e afërmja e familjes, Alessia Firi, janë grumbulluar rreth 270 mijë dollarë. Paratë do të shkojnë për shpenzimet mjekësore, shpenzimet e funeralit për tre fëmijët që humbën jetën, si dhe shpenzime të tjera që familja mund të përballet. LEXO edhe...Rikthehen tensionet/ Pas sulmeve të SHBA në ishullin Larak, Irani bombardon bazat amerikane në Jordani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe Objektivi i vendosur është 300 mijë dollarë. Trupat e tre të miturve do të prehen në SHBA, aty ku edhe kishin lindur. Gentiani dhe bashkëshortja e tij Ishin larguar me ëndrra të mëdha nga lagjja “18 tetori” nga qyteti i vogël i Lushnjës në vitin 2002 për të prekur tokën e premtuar përmes lotarisë amerikane. Atje do të nisnin gjithçka nga e para, duke krijuar dhe familjen e tyre që tashmë nuk është më e plotë. Më pas në SHBA u vendosën edhe prindërit e Gentianit, të cilët jetonin në të njëjtin qytet, por në një tjetër banesë në Jacksonville. Alarmi u dha rreth orës 05:15 të mëngjesit të së mërkurës. Ekipet e emergjencës mbërritën vetëm pak minuta më vonë dhe u përballën me flakë të fuqishme në katin e parë të banesës, ndërsa kati i dytë ishte mbushur me tym. Dy të rritur kishin arritur të dilnin nga shtëpia së bashku me dy fëmijë përpara mbërritjes së zjarrfikësve. Gjatë kontrollit të banesës, ekipet e shpëtimit gjetën pa shenja jete tre fëmijët e tjerë, binjakët 11-vjeçarë dhe një fëmijë vetëm 2 vjeç. Zjarrfikësit arritën ta vinin zjarrin nën kontroll rreth orës 05:40, por banesa u shkatërrua plotësisht. P.J/ReportTv.al SHBA gentian manati lushnje Florida zjarr Fier Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30% Drejtësia 66.3% Nuk e di 3.7% Vota total: 1337 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?