Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë ku një 37-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën teksa transportohej nga Pogradeci drejt Tiranës. Gruaja ishte paraqitur në spitalin e Pogradecit për shkak të problemeve shëndetësore. Pas konsultave dhe ekzaminimeve, mjekët vendosën që ajo të dërgohej në Tiranë për të marrë trajtim më të specializuar. LEXO edhe...‘Pse po bëjnë zhurmë fëmijët’, sherr me sende të forta mes 4 personave në Korçë, dëmtohen lehtë 2 vëllezër Gjatë rrugës, në afërsi të Elbasanit, gjendja e 37-vjeçares është rënduar. Sipas të dhënave paraprake, ajo kishte shfaqur të vjella dhe dyshohet se mund të ketë pasur një hemorragji të brendshme. Më pas ka ndërruar jetë në maternitetin e Elbasanit. Shkaqet dhe rrethanat e sakta të vdekjes pritet të zbardhen pas kryerjes së veprimeve procedurale dhe autopsisë mjeko-ligjore. P.J/ReportTv.al Korce pogradec grua shtatzene Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.1% Drejtësia 66.3% Nuk e di 3.6% Vota total: 1389 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?

