Lajme Zone
‘Besa’/ Vijon ‘saga’ e takimeve, Rama mbledh të enjten grupin e Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

‘Besa’/ Vijon ‘saga’ e takimeve, Rama mbledh të enjten grupin e Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave

Mbledhja, e cila do të ketë sërish në fokus ‘Besën’, do të mbahet në orën 10:00. Ky takim vjen pas një serie mbledhjesh që nisën me retreat-in në Pogradec më 23-24 gusht.

Të enjten, kryeministri Rama mbledh grupin e Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave. Mbledhja, e cila do të ketë sërish në fokus ‘Besën’, do të mbahet në orën 10:00. LEXO edhe...Rama publikon pamje nga Gjirokastra: E gjetëm me bukuritë e saj të fshehura pas harresës, sot një nga destinacionet më të vizituara (VIDEO) Ky takim vjen pas një serie mbledhjesh që nisën me retreat-in në Pogradec më 23-24 gusht. Më 29 korrik, Rama zhvilloi mbledhje në Lundër edhe me deputetët dhe të deleguarit e Tiranës. Më 28 korrik, axhenda përfshiu një takim me ministrat dhe drejtuesit e qarqeve në Vilën e Kuqe në Tiranë, ku në fokus ishte detajimi i programit të sezonit të ri, duke nisur nga kalendarizimi i Pranisë Besnike në çdo territor, te hartimi i ndryshimeve ligjore për PasqyrAlbania. Platforma PasqyrAlbania u prezantua në takimet dyditore me dyer të mbyllura në Pogradec ku Rama kërkoi që problematikat e qytetarëve të vendosen në qendër të axhendës. Platforma do të funksionojë me mekanizmat ‘Flamingo Albania’ dhe ‘Radar’ ku te njëra grumbullohen, kurse te tjetra ndiqen ankesat e qytetarëve. Synimi është që problematikat të marrin përgjigje brenda dy javësh dhe qytetari të mund të shohë në kohë reale se në cilin institucion ndodhet kërkesa e tij. P.J/ReportTv.al PS edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 29.8% Drejtësia 66.6% Nuk e di 3.6% Vota total: 1435 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?