Dy persona të dyshuar si autorë të disa vjedhjeve në Elbasan dhe Peqin kanë rënë në prangat e policisë. Sipas bluve në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer vjedhje në banesa, biznese dhe automjete në Peqin dhe Elbasan, ku kanë marrë shuma parash dhe sende me vlerë. LEXO edhe...U kap në makinë me Agasin, ish-zyrtari i Policisë, Shpataraku dërgohet në burgun e Peqinit Si provë materiale u sekuestruan 1 automjet i marrë me qira, që dyshohet se përdorej për kryerjen e vjedhjeve, mjete të ndryshme për hapjen e dyerve, bravave dhe qepenave, si dhe veshje që dyshohet se janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së vjedhjeve. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, në vijim të punës hetimore për zbardhjen e rasteve të vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve, finalizuan operacionin e koduar “Gjurmët”. Si rezultat i operacionit, u identifikuan, u kapën dhe u arrestuan shtetasit: -G. Y., 34 vjeç, dhe F. J., 37 vjeç, të dy banues në Elbasan. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer vjedhje në banesa, biznese dhe automjete në Peqin dhe Elbasan, ku kanë marrë shuma parash dhe sende me vlerë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet i marrë me qira, që dyshohet se përdorej për kryerjen e vjedhjeve, mjete të ndryshme për hapjen e dyerve, bravave dhe qepenave, si dhe veshje që dyshohet se janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së vjedhjeve. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve dhe për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjes që ata mund të kenë kryer. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/ReportTv.al vjedhje peqin Elbasan Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 29.8% Drejtësia 66.6% Nuk e di 3.6% Vota total: 1435 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?

