Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Këshilli Bashkiak i Klosit kundër bashkimit me Matin! 12 këshilltarë votojnë kundër, 8 të PD e PS bojkotojnë (VIDEO)


Këshilli Bashkiak i Klosit ka dalë kundër shkrirjes së bashkisë dhe bashkimit të saj me Matin. Nga 13 këshilltarët e pranishëm, 12 votuan kundër dhe një abstenoi, ndërsa qëndrimi zyrtar do t’i dërgohet Kuvendit bashkë me raportin e dëgjesave publike.

KLOS- Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Bashkiak të Klosit, ku në rendin e ditës ishte shqyrtimi dhe votimi mbi projektligjin e reformës administrativo-territoriale, të ardhur nga Kuvendi i Shqipërisë. Nga 21 anëtarë që ka gjithsej Këshilli Bashkiak i Klosit, në mbledhje morën pjesë 13 këshilltarë. Në përfundim të votimit, 12 këshilltarë votuan kundër shkrirjes së Klosit dhe bashkimit të tij me Bashkinë Mat, ndërsa një këshilltar abstenoi. LEXO edhe...5 vatra zjarri aktive në vend, ferma me 250 krerë lopë në Shkopet rrethohet nga flakët (VIDEO) Rezultati tregon një kundërshtim të qartë të këshilltarëve të pranishëm ndaj ndryshimit territorial. Edhe pse 8 këshilltarë munguan në mbledhje, vota e dhënë nga 12 prej 13 të pranishmëve përbën shumicën dërrmuese të pjesëmarrësve. Këshilltarët që munguan i përkasin PS-së dhe PD-së. Sipas sekretarit të Këshillit Bashkiak, gjatë të gjitha dëgjesave publike të zhvilluara deri tani, banorët janë shprehur kundër shkrirjes së Bashkisë Klos. Kundërshtimi ndaj reformës është shfaqur edhe gjatë konsultimeve me komunitetin. Në diskutime u ngritën shqetësime për largimin e shërbimeve, humbjen e përfaqësimit lokal dhe rrezikun që zonat rurale të mbeten në periferi të një bashkie më të madhe. Një prej argumenteve të përsëritura ishte se situata e Klosit ka ndryshuar pas ndërtimit të Rrugës së Arbrit. Sipas banorëve, lidhja më e mirë me Tiranën ka krijuar mundësi të reja për zhvillimin ekonomik, turizmin dhe investimet. Rritja e numrit të bujtinave dhe e aktivitetit të lidhur me turizmin shihet nga mbështetësit e vijimit të Bashkisë Klos si një tregues se zona mund të ndërtojë një perspektivë të re zhvillimi, pa qenë e nevojshme të shkrihet në një njësi më të madhe administrative. Pas votimit të 31 gushtit, qëndrimi i formalizuar i Këshillit Bashkiak të Klosit do t’i dërgohet zyrtarisht Kuvendit, bashkë me një raport të detajuar për dëgjesat publike. SI.E./E.H/ReportTv.al reforma territoriale Diber Klos Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.3% Drejtësia 66.3% Nuk e di 3.4% Vota total: 1500 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?