Lajme Zone
Elisa, 'Skënderbeu' dhe 19.39 hektarë tokë shtetërore, me qira 2.4 lekë/m² për 90 vjet
PolitikëPamfleti

Elisa, 'Skënderbeu' dhe 19.39 hektarë tokë shtetërore, me qira 2.4 lekë/m² për 90 vjet

Nismëtarja e platformës teatrale "Shqipëria e re", Elisa Spiropali, që aktroi kundër platformës së vjetër "Rilindja" dhe që vazhdon të vegjetojë "si pulë" brenda saj, nuk e quajti Edi Ramën "Skënderbe" vetëm pse ai e bëri deputete liste dhe Ministre Shteti për Marrëdhëniet me Pushtetin Lokal.

Elisa me Skenderbeun e saj/ Pse heshti Spiropali? Një muaj para se qeveria 'Rama' të fillonte mandatin e parë, vëllai i Elisa Spiropalit dhe kushëriri i burrit të saj krijuan kompaninë 'SOLOMON CONSTRUCTION'. Në 2016, ajo mori 19.39 hektarë tokë shtetërore në Patos me qira 2.4 lekë/m² për 90 vjet; procedurë e përshpejtuar dhe e paracaktuar, ndërsa Elisa ishte Drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave... Nismëtarja e platformës teatrale "Shqipëria e re", Elisa Spiropali, që aktroi kundër platformës së vjetër "Rilindja" dhe që vazhdon të vegjetojë "si pulë" brenda saj, nuk e quajti Edi Ramën "Skënderbe" vetëm pse ai e bëri deputete liste dhe Ministre Shteti për Marrëdhëniet me Pushtetin Lokal.

Dokumenti që po publikon "Pamfleti" dëshmon se detyrimi i Elisa-s për të mitizuar Edi Ramën nuk ishin vetëm mandati i deputetes dhe posti i ministres, por edhe dhënia e pasurive të paluajtshme pothuajse falas, me vendim qeverie nëpërmjet vëllait Enkli Spiropali.

Më 9 gusht 2013, një muaj para se qeveria "Rama" të fillonte ushtrimin e mandatit të parë, Enkli Spiropali, vëllai i Elisës, dhe Marjus Memushaj, kushëriri i bashkëshortit Salarjon Totaj, krijuan kompaninë "SOLOMON CONSTRUCTION".

E kanë me objekt import-eksport mallrash, makineri e pajisje të çdo lloji, por pa u angazhuar direkt, bënë shumë punë me importuesit gjatë periudhës shtator 2013 - shkurt 2015, kur Elisa ishte Drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave (për të cilat do të flasim në vijim).

Më datë 1 prill 2014, pas fillimit të hetimeve për pastrim parash, evazion fiskal me përfshirje në kontrabandë doganore me fuqinë e së motrës drejtoreshë të doganave, Enkli Spiropali, 50% të aksioneve ia shiti fiktivisht ortakut Marjus Memushaj, për vlerën 50 mijë lekë.

Më datë 2 shkurt 2016, kompania "SOLOMON CONSTRUCTION" lidhi me Ministrinë e Bujqësisë Kontratën Koncesionare Nr. 855 për marrjen me qira të 19.39 hektarë tokë shtetërore të ish-Ndërmarrjes Bujqësore Patos. Kjo sipërfaqe toke iu dha me procedurë të përshpejtuar sipas vendimit të qeverisë "Rama", me miratim të ish-ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti, me urdhër të firmosur nga ish-Sekretari i Përgjithshëm, Vojo Bregu, dhe kontratë të firmosur nga Lauresha Grezda, Drejtore e Projekteve në Ministrinë e Bujqësisë.

Ndërsa për kompaninë "SOLOMON CONSTRUCTION", kontratën e firmosi pronari Marjus Memushaj, kushëri i burrit të Elisa Spiropalit, por realisht, kjo kompani dhe kjo pasuri shtetërore 19.39 hektarë shfrytëzohet për biznese nga i vëllai Enkli Spiropali.

Afati i marrjes në përdorim të kësaj toke është për 90 vjet, me çmim qiraje 2.4 lekë/m² në vit; çmim shumë herë më i ulët se përcaktimi në vendimin e qeverisë; madje është deklaruar sikur e ka marrë me garë të hapur në ankand.

"Pamfleti" disponon gjithë dosjen, që tregon se në dispozicion të vëllait e kunatit të Elisa Spiropalit për gllabërimin e kësaj toke shtetërore, institucionet e qeverisë dhe institucionet lokale në Fier kishin filluar pazarin dhe procedurat 1 vit para dhënies me qira, pra, ishte paracaktuar.

Ka shumë bëma të Elisë-s me fondet, asetet dhe shfrytëzimin e pushtetit të "Skënderbeut" të saj Edi Rama, për të krijuar mundësi pasurimi për veten e familjarët, të cilat do t'i publikojmë në vijim./Pamfleti elisa spiropali skenderbeu kon1 kon 1939 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Piramida e re financiare në celular?/ JET Bank josh shqiptarët me 4.7%, mbledh paratë, fytyrat dhe të dhënat; kush fshihet pas bankës digjitale? 30 Gusht 2026, 15:4915:49Dosja e zezë Pse dosja e SPAK fs mbrojtjen e Malltezit dhe propagandën e SHQUP-it për “Partizanin” 29 Gusht 2026, 22:4322:43Dosja e zezë Ergys Agasi, 'Kutia e Zezë' e Ramës 29 Gusht 2026, 18:4618:46Dosja e zezë A e ka vënë 4iG peng ONE Albania-n për borxhet e veta? 29 Gusht 2026, 17:2917:29Dosja e zezë Kultura në dorë të Gonxhes, paratë lumë e administrimi rrumpallë 29 Gusht 2026, 10:1210:12Dosja e zezë Tepsia 6-milionëshe e Startup Albania/ Ibrahimaj dhe Ymeri shtojnë 55 fitues në heshtje; dalin bizneset e reja, pjesë e rrethit të pazareve 27 Gusht 2026, 19:0119:01Dosja e zezë