POGRADEC- Një 37-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Tiranës, ku po dërgohej për trajtim më të specializuar mjekësor. Gruaja ishte paraqitur fillimisht në Spitalin e Pogradecit për shkak të problemeve shëndetësore.
Pas ekzaminimeve dhe konsultave, mjekët vendosën transferimin e saj drejt kryeqytetit.
Gjatë transportit, në afërsi të Elbasanit, gjendja shëndetësore e 37-vjeçares është përkeqësuar, ndërsa ajo ka humbur jetën. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se gruaja mund të ketë pësuar hemorragji të brendshme, megjithatë shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar zyrtarisht.
Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga veprimet procedurale dhe ekspertiza mjeko-ligjore./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Pogradecshqiperi

