Lajme Zone
Shqiptarët po hanë mish pule nga Tajlanda: KE alarm për kontaminim fekal
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Shqiptarët po hanë mish pule nga Tajlanda: KE alarm për kontaminim fekal

Shqiptarët po konsumojnë mish pule të importuar nga Tajlanda, ndërsa raportet ndërkombëtare ngrenë pikëpyetje të mëdha mbi sigurinë ushqimore dhe kontrollet e këtij produkti.

Shqiptarët po konsumojnë mish pule të importuar nga Tajlanda, ndërsa raportet ndërkombëtare ngrenë pikëpyetje të mëdha mbi sigurinë ushqimore dhe kontrollet e këtij produkti.

Pas vendimit të 3 shtatorit ku BE-ja dhe Shqipëria ndaluan importin e disave kategorive të mishit nga Brazili, fabrikat e përpunimit të sallamit në vend duket se kanë gjetur një treg të ri furnizimi në Tajlandë. Që prej vitit 2025, Ministria e Bujqësisë i ka hapur rrugën këtij importi, me kushtin që produktet të vinin vetëm nga stabilimente të certifikuara për eksport në BE.

Mirëpo, të dhënat tregojnë se rreth 197 tonë mish pule tajlandez kanë hyrë në tregun shqiptar përmes Kosovës, si rieksport.

Një auditim i kryer në qershor nga Komisioni Europian në Tajlandë ka zbuluar shkelje të rënda higjienike në thertoret dhe stabilimentet e prodhimit të mishit të shpendëve.

Nga raporti i Komisionit Europian:

“Komisioni konstatoi se, në pothuajse të gjitha stabilimentet e vizituara, karkasat me kontaminim fekal dërgoheshin për ripërpunim. Sipas raportit, mënyra e transferimit të këtyre karkasave, në disa raste, paraqiste rrezik serioz për përhapjen e kontaminimit fekal.”

Sipas të njëjtit raport, karkasat e kontaminuara dërgoheshin në zona të tjera ku punonjësit thjesht prisnin pjesët e prekura, i lanin me ujë dhe vendosnin nëse mishi ishte i përshtatshëm për konsum.

Përveç higjienës, auditimi zbuloi edhe shkelje me gjurmueshmërinë e produktit: në një prej stabilimenteve u konstatua se për produktet e destinuara për eksport në BE ishte përdorur mish i grirë nga thertore të paautorizuara për tregun europian.

Këto gjetje vënë në alarm sistemin e kontrollit dhe certifikimit, ndërsa kërkohet ndërhyrja e menjëhershme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) dhe Ministrisë së Bujqësisë për të verifikuar në mënyrë rigoroze origjinën dhe sigurinë e mishit që përfn në tavolinat e konsumatorëve shqiptarë.