Edi Rama dhe Enea Karakaçi / E krijuar më 1 tetor 2025 me Vendim nr. 554, shoqëria shtetërore 'MobAL' nuk ka kryer asnjë aktivitet; por javën e kaluar mori 22 milionë euro nga buxheti, me urdhër të ministrit Karakaçi, pa detajim shpenzimesh. E njëjta skemë si 'Kayo' e mafiozëve izraelitë: fondet publike kalojnë në ortakëri me privatët, ndërsa bordi firmos letrat e gatshme... Shoqëria shtetërore "MobAL" Sh.A. është një nga 12 "gropat e zeza" që kryeministri Edi Rama ka krijuar në 5 vitet e fundit, të cilat, nëpërmjet Ministrisë së Financave dhe disa ministrive të tjera të linjës, po i përdor për të zhvatur fonde e pasuri publike.
Për këtë qëllim ka filluar ta përdorë dhe shoqërinë "MobAL", me 100% aksione në vartësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë; në llogarinë e të cilës ka transferuar miliona euro nga buxheti i shtetit.
Një informacion nga burime brenda Ministrisë së Financave ka bërë me dije për "Pamfleti"-n se javën që kaloi, me kërkesë të ministrit Enea Karakaçi, shoqërisë "MobAL" i janë dhënë 22 milionë euro nga buxheti i shtetit.
Ky fond i është dhënë me urdhër transferte, në shkelje të hapur të ligjit për buxhetin e shtetit, i pashoqëruar me detajim objekti shpenzimesh konkrete, se për çfarë do të përdoren nga kjo shoqëri, për sa kohë dhe cili do të jetë produktiviteti i grantit.
Kjo transfertë financiare 22 milionë euro, e dhënë nga buxheti i shtetit, krijon indicie për gjurmë vjedhjeje, nëpërmjet projekteve fiktive të vetë shoqërisë "MobAL", ose nëpërmjet letrave false për gjoja shërbime publike me partnerë privatë.
Dyshimin e shton ky fakt: Prej datës 29 dhjetor 2025, kur u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit, shoqëria shtetërore "MobAL" nuk ka kryer asnjë lloj aktiviteti sipas objektit për të cilin u krijua, duke mbajtur të ngrirë kapitalin themelues 10 milionë lekë.
Objekti i veprimtarisë së kësaj shoqërie është transporti publik rrugor i udhëtarëve, transportet turistike, transportet e nxënësve dhe mësuesve; organizimi dhe sigurimi e mirëmbajtjes së infrastrukturës së operimit, përfshirë parkun e autobusëve, stacionet, infrastrukturën e karikimit të mjeteve elektrike, sistemin e biletimit elektronik, serverat etj., nga të cilat nuk ka bërë asnjë.
Sepse transportin publik urban, stacionet dhe transportet e mësuesve e nxënësve i organizojnë, i financojnë dhe i rimbursojnë bashkitë; ndërsa pikat e karikimit të makinave elektrike i ka financuar Agjencia e Eficencës së Energjisë.
Thuhet se, pas dhënies së këtij fondi, shoqëria "MobAL" do të kalojë në ortakëri me privatët, sipas modelit "Kayo", të armëve e mjeteve ushtarake, pasaportave, kanabisit, pullave fiskale, ngjyrosjes së karburanteve dhe tenderëve të shëndetësisë, që i janë dhënë mafiozëve izraelitë.
Transferimi i 22 milionë eurove nga buxheti i shtetit, pa kryer asnjë lloj aktiviteti, zbulon qëllimin e vërtetë pse kryeministri Edi Rama, me Vendim nr. 554, datë 1 tetor 2025, krijoi shoqërinë "MobAL"; si "kanal i zi" për të zhvatur fondet e shtetit. Ndërsa administratori Henri Telharaj dhe 3 anëtarët e bordit, Elfrida Brati, Zana Guzja e Eridiola Marini, vartës të ministrit Karakaçi, do të firmosin vetëm letrat e gatshme që do t'u vihen në tavolinë, lidhur me fondin e dyshimtë 22 milionë euro dhe për pazaret e tjera./Pamfletimob al Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Skema mafioze e Aeroportit të Vlorës; PPP e Pacollit, Shkolla e Aviacionit dhe 'Timak Aviation' e izraelitëve Yeffet-Federmann e 'Air Albania' 25 Shtator 2026, 12:0712:07Anti-Mafia Elton Beqiraj, 'lavatriçja' e Salvatore (Shpëtim) Aliut: 20 kompani për të pastruar paratë e kokainës, jashtë sekuestros së SPAK-ut 24 Shtator 2026, 12:2812:28Anti-Mafia Trafikanti Gjergj Luca merr monopolin e analizave ushqimore: laboratori i tij certifikon sigurinë e ushqimeve në Shqipëri 24 Shtator 2026, 10:5310:53Anti-Mafia Relacioni i Vlora Hysenit me Ergys Agasin nuk është histori rozë; ‘dashuria’ e ka dorëzuar sigurinë kombëtare në duart e krimit 23 Shtator 2026, 13:4513:45Anti-Mafia Si po i shpëton hetimit të SPAK Adrian Bardhi i “Pascucci”; ortaku i Ergys Agasit te “Dinamo“ dhe pjesë e grupit të tij kriminal 22 Shtator 2026, 12:5012:50Anti-Mafia Shkëlqimi dhe rënia e “mikeshës” së Gysit; si u shemb kështjella e kreut të SHISH, mercenare e krimit dhe pushtetit 22 Shtator 2026, 11:1111:11Anti-Mafia

