Lajme Zone
Pse Edi Rama e sulmoi presidentin Joe Biden?
PolitikëPamfleti

Pse Edi Rama e sulmoi presidentin Joe Biden?

Dhe këtu, koha e tradhton mesazhin.

Edi Rama dhe Joe Biden / Sulmi ndaj Bidenit, lavdërimet për Kushnerin dhe mbërritja e Eric Wendt në Tiranë zbulojnë nervozizmin e një kryeministri që kërkon t’i afrohet me çdo kusht administratës Trump... Edi Rama kishte patur kohë mjaft për ta akuzuar Joe Bidenin se kishte “tradhtuar” Hashim Thaçin. Nuk e bëri kur Biden drejtonte Shtëpinë e Bardhë. E bëri tani, me Donald Trumpin president dhe pikërisht kur Eric Wendt mbërriti në Tiranë si ambasador i ri i Shteteve të bashkuara.

Dhe këtu, koha e tradhton mesazhin.

Në të njëjtin fjalim në Nju Jork, Rama sulmoi Bidenin, lavdëroi projektin e Jared Kushnerit dhe foli për miliarda euro investime amerikane në Shqipëri. Vështirë të mos shohësh një përpjekje për t’i folur drejtpërdrejt kampit Trump: kundërshtari i presidentit shpallet tradhtar, dhëndri i tij ngrihet në qiell dhe Rama paraqitet si partneri më i gatshëm i Uashingtonit në Ballkan.

Hashim Thaçi është kauza. Halli i Ramës duket se është në Tiranë.

Eric Wendt ka ardhur me një axhendë që prek pikërisht plagët e pushtetit shqiptar: korrupsionin, krimin e organizuar, trafikun e drogës, lidhjet e grupeve shqiptare me kartelet latinoamerikane dhe mbështetjen për SPAK-un. Pas më shumë se një dekade qeverisjeje të Ramës, këto nuk mund të trajtohen më si histori njerëzish që kryeministri rastësisht i ka pasur ministra, kryebashkiakë apo drejtues partie.

Këtu shfaqet nervozizmi.

Rama kërkon të mbërrijë te Trumpi përpara se dosjet shqiptare të mbërrijnë në tryezën e ambasadorit të tij. Kushneri i shërben si urë, Biden si shënjestër, ndërsa Thaçi si argument moral.

Kjo që bën Rama nuk është as trimëri dhe as nuhatje politike. Është infantilizëm i një njeriu në hall të madh. Është ideja naive se Amerika funksionon si një oborr, ku mjafton të sulmosh kundërshtarin e presidentit, të lavdërosh dhëndrin e tij dhe të fitosh kështu mirëkuptimin e administratës.

Vetëm se Wendt nuk është ambasadori i familjes Trump. Është ambasadori i Shteteve të Bashkuara. Para Senatit ka folur për shtetin ligjor, luftën kundër krimit dhe mbështetjen për institucionet e drejtësisë. Këto angazhime nuk zhbëhen nga komplimentet për Kushnerin.

Nëse Rama besonte se Biden e tradhtoi Thaçin, duhej t’ia thoshte kur Biden ishte president. Ta sulmosh pasi ka humbur pushtetin, ndërsa i thur lavde familjes së presidentit të ri, vetëm sa e bën më të dukshëm hallin.

Rama mund ta sulmojë Bidenin sa të dojë. Mund ta lavdërojë Kushnerin dhe të reklamojë miliardat amerikane që presin Shqipërinë. Asnjëra prej këtyre nuk ndryshon arsyen përse Eric Wendt është në Tiranë./Pamfletipse edi rama e sulmoi presidentin joe biden? Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Editorial Radarët e Vlorës dhe dritat e Librazhdit! 25 Shtator 2026, 11:1211:12Editorial Edi Rama ka “vdekur”, por nuk ka kush e varros... 24 Shtator 2026, 11:4511:45Editorial Kur Presidenti ta sjell në “majë të hundës” 23 Shtator 2026, 11:3511:35Editorial Vlora, arketipi i zyrtarëve të Edi Ramës 22 Shtator 2026, 11:3511:35Editorial Çfarë do të bëjë tani Merz? 21 Shtator 2026, 16:3316:33Editorial Rënia e kancelarit, kriza e tejkalon Gjermaninë 20 Shtator 2026, 13:5913:59Editorial