Oltion Çaçi- Foto ilustruese Deklarimi zyrtar i pasurisë për vitin 2025 në ILDKPKI nxjerr në pah apartamente të shitura, të ardhura nga qiratë dhe pesë kredi hipotekore. Vetëm detyrimet e pashlyera të deklaruara arrijnë në mbi 2 milionë euro dhe mbi 72 milionë lekë. Deklarimi i pasurisë së kryetarit të Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, për vitin 2025 ngjan me bilancin e një agjencie imobiliare. Apartamente të shitura, të ardhura nga disa qira dhe një seri kredish hipotekore janë pjesë e deklarimit zyrtar të dorëzuar në ILDKPKI.
Sipas deklarimit, Çaçi rezulton bashkëpronar në tre apartamente që gjatë vitit të shkuar janë shitur.
Apartamenti i parë ka një sipërfaqe totale prej 113.40 metrash katrorë dhe në deklaratë figuron me vlerën 64,380 lekë. Apartamenti i dytë ka një sipërfaqe prej 98 metrash katrorë dhe vlerë 6 milionë lekë, ndërsa apartamenti i tretë ka sipërfaqe 54 metra katrorë dhe figuron me vlerë 0 lekë. Për të tre pasuritë, pjesa takuese e Çaçit deklarohet 16.667 për qind dhe ndryshimi shënohet si “Nuk e zotëroj – Shitur”.
Por apartamentet nuk janë e vetmja pjesë e deklarimit që lidhet me pasuritë e paluajtshme. Kryebashkiaku deklaron katër zëra të ardhurash nga qiraja, përkatësisht 19,833.33 lekë, 25,500 lekë, 32,725 lekë dhe 663 mijë lekë. Rufjani i Sarandës Oltion Çaçi, ka zhdukur 7 vendime të prillit 2026: dhurime tokash në bregdet e plazhe 1 Qershor, 17:50 Nga paga si kryetar i Bashkisë Sarandë, Çaçi ka deklaruar 2,310,222 lekë të ardhura neto. Ai deklaron gjithashtu 34 mijë lekë nga pjesëmarrja në borde dhe/ose këshilla drejtues në Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe 18.40 lekë nga interesa bankare dhe bono thesari.
Një tjetër pjesë që bie në sy në deklarimin pasuror janë kreditë hipotekore. Në dokument figurojnë pesë të tilla. Për kredinë e parë janë shlyer 48,709.42 euro nga deklarimi i mëparshëm, ndërsa kanë mbetur pa shlyer 8,421.33 euro. Për kredinë e dytë janë shlyer 38,902.91 euro dhe mbeten 196,630.41 euro.
Shifrat rriten ndjeshëm te kredia e tretë: janë shlyer 204 mijë euro, ndërsa detyrimi i pashlyer i deklaruar është 1,814,929.43 euro.
Dy kredi të tjera janë në lekë. Për njërën janë shlyer 4,201,530.66 lekë dhe mbeten pa shlyer 26,469,780.34 lekë. Për tjetrën janë shlyer 8,388,875.95 lekë, ndërsa detyrimi i mbetur është 46,353,747.43 lekë. Shikoni sa “bukur” vjedh “Beu” i Sarandës, Oltion Çaçi: për të njëjtat punime, 2 tenderë paralel
18 Mars, 14:50 Në total, duke mbledhur shumat e deklaruara si të pashlyera, tre kreditë në euro kapin 2,019,981.17 euro, ndërsa dy kreditë në lekë arrijnë në 72,823,527.77 lekë.
Edhe bashkëshortja e kryebashkiakut ka deklaruar pasurinë dhe të ardhurat e saj. Gjendja cash është pakësuar me 100 mijë lekë, ndërsa dy llogari bankare janë shtuar respektivisht me 559,078.98 lekë dhe 48,213.02 lekë. Si burim për të dyja deklarohen të ardhurat nga paga.
Bashkëshortja ka deklaruar 1,740,800 lekë të ardhura neto nga paga, si dhe 259,200 lekë të ardhura nga dieta në të njëjtin subjekt. Nga interesat bankare dhe bonot e thesarit janë deklaruar 1,878.97 lekë. Deklarimi pasuror për vitin 2025 Oltion Çaçi
Pasuri e paluajtshme – ApartamentBashkëpronar: 16.667%Sipërfaqja: 113.40 m²ShiturVlera: 64,380 lekë
Pasuri e paluajtshme – ApartamentBashkëpronar: 16.667%Sipërfaqja: 98.00 m²ShiturVlera: 6,000,000 lekë
Pasuri e paluajtshme – ApartamentBashkëpronar: 16.667%Sipërfaqja: 54.00 m²ShiturVlera: 0 lekë
Gjendje cashPakësuar: 100,000 lekë
Llogari bankarePakësuar: 150,893.44 lekë
Të ardhura nga qiraja: 19,833.33 lekë
Të ardhura nga qiraja: 25,500 lekë
Të ardhura nga qiraja: 32,725 lekë
Të ardhura nga qiraja: 663,000 lekë
Pjesëmarrje në borde dhe/ose këshilla drejtues – Fondi Shqiptar i Zhvillimit34,000 lekë
Pagë – Bashkia Sarandë: 2,310,222 lekë
Kredi hipotekoreShlyer nga deklarimi i mëparshëm: 48,709.42 euroE pashlyer: 8,421.33 euro
Kredi hipotekoreShlyer nga deklarimi i mëparshëm: 38,902.91 euroE pashlyer: 196,630.41 euro
Kredi hipotekoreShlyer nga deklarimi i mëparshëm: 204,000 euroE pashlyer: 1,814,929.43 euro
Kredi hipotekoreShlyer nga deklarimi i mëparshëm: 4,201,530.66 lekëE pashlyer: 26,469,780.34 lekë
Kredi hipotekoreShlyer nga deklarimi i mëparshëm: 8,388,875.95 lekëE pashlyer: 46,353,747.43 lekë
Bashkëshortja
Gjendje cashPakësuar: 100,000 lekë
Llogari bankareShtuar: 559,078.98 lekëBurimi: Të ardhura nga paga
Llogari bankareShtuar: 48,213.02 lekëBurimi: Të ardhura nga paga
Interesa bankare dhe bono thesari: 1,878.97 lekë
Pagë – Flower Hotel&SPA1,740,800 lekë
Të ardhura nga dieta – Flower Hotel&SPA259,200 lekë
/Pamfletisarande caci Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Rama apo shqiptarët, kush do të rezistojë më gjatë? 26 Shtator 2026, 18:3718:37Politike “Do shihemi së shpejti”/ Saimir Tahiri thyen heshtjen pas 3 vitesh, çfarë pritet të rrëfejë ish-ministri? 26 Shtator 2026, 17:1217:12Politike “Po shkelni vendimin e Kushtetueses", Bardhi letër Peleshit: Ngrini Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 11 majit 26 Shtator 2026, 17:0917:09Politike Ambasadori amerikan nis zyrtarisht detyrën, takimi i parë me Presidentin Begaj: SHBA-të, partner i pazëvendësueshëm 26 Shtator 2026, 14:1614:16Politike “Kam prova direkte për Edi Ramën”, Berisha: SPAK nuk guxon ta thërrasë 26 Shtator 2026, 14:0014:00Politike Ambasadori i ri amerikan në Tiranë; katër prioritetet e Eric Wendt dhe emrat që drejtuan para tij 26 Shtator 2026, 13:4213:42Politike

