Lajme Zone
Nis epoka Maran/ Shqipëria kërkon 3 pikët ndaj Bjellorusisë, kuqezinjtë ndezin “Air Albania”
SportPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Nis epoka Maran/ Shqipëria kërkon 3 pikët ndaj Bjellorusisë, kuqezinjtë ndezin “Air Albania”

Kjo përballje ka një rëndësi të veçantë edhe për trajnerin Rolando Maran, i cili debuton në një ndeshje zyrtare në stolin e Kombëtares shqiptare. Tekniku italian synon ta nisë eksperiencën e tij me kuqezinjtë me një rezultat pozitiv.

Shqipëri-Bjellorusi Tashmë topi ka nisur të rrotullohet dhe “Air Albania” pret përgjigjen e kuqezinjve: një start me fitore për të ndezur menjëherë aventurën në Nations League Ka nisur në “Air Albania” sfida mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë, me kuqezinjtë që kërkojnë me çdo kusht fitoren për ta nisur me këmbën e mbarë aventurën në Ligën C të Nations League.

Kjo përballje ka një rëndësi të veçantë edhe për trajnerin Rolando Maran, i cili debuton në një ndeshje zyrtare në stolin e Kombëtares shqiptare. Tekniku italian synon ta nisë eksperiencën e tij me kuqezinjtë me një rezultat pozitiv.

Bjellorusia është një kundërshtar që Shqipëria e njeh mirë. Dy skuadrat janë përballur 7 herë në histori, me kuqezinjtë që kanë regjistruar 3 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje.

Bilanci i fundit është edhe më bindës. Në katër përballje mes tyre, Shqipëria ka marrë 3 fitore dhe 1 barazim, duke mbetur e pamposhtur ndaj Bjellorusisë.

Historia e përballjeve nisi në vitin 2006, në eliminatoret e Kampionatit Europian. Në dy sfidat e para, Shqipëria mori një barazim 2-2 dhe pësoi një humbje 2-4.

Fitorja e parë kuqezi ndaj Bjellorusisë erdhi në mars të vitit 2011, në stadiumin “Qemal Stafa”. Një gol i Hamdi Salihit i mjaftoi Shqipërisë për të triumfuar, në një nga paraqitjet më të mira të Kombëtares së drejtuar në atë kohë nga ish-tekniku kroat, Josip Kuzhe.

Në vitet e fundit, kuqezinjtë kanë konsoliduar epërsinë ndaj bjellorusëve. Në përballjet e Nations League, Shqipëria triumfoi si në transfertë, me rezultatin 0-2, ashtu edhe në shtëpi, me një fitore 3-2.

Bilanci i ndeshjeve Shqipëri-Bjellorusi:

Bjellorusi – Shqipëri 2-2

Shqipëri – Bjellorusi 2-4

Bjellorusi – Shqipëri 2-0

Shqipëri – Bjellorusi 1-0

Bjellorusi – Shqipëri 0-0

Bjellorusi – Shqipëri 0-2

Shqipëri – Bjellorusi 3-2

Sfida në “Air Albania” do të drejtohet nga një grup arbitrash anglezë, me Sam Barrott si gjyqtar kryesor.

Megjithatë, kuqezinjtë kanë përballë një kundërshtar që vjen në Tiranë me një seri prej gjashtë ndeshjesh pa humbje, ndaj testi nuk pritet të jetë aspak i lehtë.

Pas përballjes me Bjellorusinë, Shqipëria do të ketë edhe tri sfida të tjera në Nations League: më 29 shtator ndaj San Marinos, më 3 tetor ndaj Finlandës dhe më 6 tetor sërish ndaj San Marinos.

Tashmë topi ka nisur të rrotullohet dhe “Air Albania” pret përgjigjen e kuqezinjve: një start me fitore për të ndezur menjëherë aventurën në Nations League.shqipëria bjellorusia nations league Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Sport Ka lënë pas Skelën, Bogdanin dhe Salihin; ky është sulmuesi që ka çarë më shumë rrjetën e bjellorusëve 26 Shtator 2026, 20:2220:22Sport Hysaj prek shifrën magjike, Gjimshiti parakalon dy ish-kapitenët; sfidë e veçantë për liderin e kombëtares 26 Shtator 2026, 20:0020:00Sport Publikohen formacionet zyrtare, Maran e nis me revolucion në sulm; kush janë 11 “luftëtarët” që do kërkojnë me çdo kusht 3 pikët 26 Shtator 2026, 19:3619:36Sport “Air Albania” vishet kuqezi, shiten 16 mijë bileta; deri në vërshëllimën e parë priten 19 mijë tifozë të pranishëm 26 Shtator 2026, 19:1519:15Sport Dëmtim serioz në gjurin e majtë, Mbappe largohet nga grumbullimi me Francën dhe niset drejt Madridit 26 Shtator 2026, 18:5418:54Sport Protesta, bojkot dhe konferenca shtypi të shtyra, 5 lojtarë irlandezë refuzojnë të zbresin në fushë; Federata merr vendimin përfundimtar 26 Shtator 2026, 18:3318:33Sport