Lajme Zone
Publikohen formacionet zyrtare, Maran e nis me revolucion në sulm; kush janë 11 “luftëtarët” që do kërkojnë me çdo kusht 3 pikët
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Publikohen formacionet zyrtare, Maran e nis me revolucion në sulm; kush janë 11 “luftëtarët” që do kërkojnë me çdo kusht 3 pikët

Përballë do të jetë Bjellorusia, ndërsa Shqipëria hyn në këtë duel si favorite për të marrë tri pikët. Trajneri Rolando Maran ka vendosur tashmë për formacionin titullar, duke mos rezervuar surpriza të mëdha, edhe për shkak të problemeve me dëmtimet që kanë shoqëruar kuqezinjtë gjatë grumbullimit.

Kombëtarja shqiptare Është dita e Shqipërisë! Koha për të folur në fushë. Kuqezinjtë zbresin në “Air Albania” ndaj Bjellorusisë si favoritë për fitimin e ndeshjes Është dita e Shqipërisë! Kuqezinjtë zbresin në orën 20:45 në “Air Albania”, ku do të hapin zyrtarisht fushatën e re në Ligën e Kombeve. Objektivi është i qartë: ngjitja në Ligën B dhe një start sa më bindës në këtë kompeticion.

Përballë do të jetë Bjellorusia, ndërsa Shqipëria hyn në këtë duel si favorite për të marrë tri pikët. Trajneri Rolando Maran ka vendosur tashmë për formacionin titullar, duke mos rezervuar surpriza të mëdha, edhe për shkak të problemeve me dëmtimet që kanë shoqëruar kuqezinjtë gjatë grumbullimit.

Një nga lajmet më të rëndësishme është rikthimi i Etrit Berishës në portë, ndërsa në formacionin titullar është edhe Elseid Hysaj. Mbrojtësi, i cili aktualisht është pa klub, është stërvitur me Vllazninë për të ruajtur formën fizike.

Në krahun e majtë pritet të luajë Pilo, ndërsa në mesfushë dhe në repartin ofensiv Maran ka ruajtur zgjedhjet e pritshme. Sytë do të jenë veçanërisht te Ernest Muçi, i cili vjen në këtë grumbullim si një nga lojtarët më në formë të Kombëtares.

Nga ana tjetër, tekniku italian ka vendosur të lërë jashtë formacionit emra të rëndësishëm si Armando Broja, Nedim Bajrami dhe Jasir Asani.

Tashmë gjithçka është gati. “Air Albania” pritet të ndizet për kuqezinjtë, ndërsa Shqipëria kërkon ta nisë me këmbën e mbarë rrugëtimin drejt objektivit të madh: Ligës B.

20:45 – Shqipëri-Bjellorusi. Koha për të folur në fushë! shqipëria bjellorusia nations league 2 1 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Sport “Air Albania” vishet kuqezi, shiten 16 mijë bileta; deri në vërshëllimën e parë priten 19 mijë tifozë të pranishëm 26 Shtator 2026, 19:1519:15Sport Dëmtim serioz në gjurin e majtë, Mbappe largohet nga grumbullimi me Francën dhe niset drejt Madridit 26 Shtator 2026, 18:5418:54Sport Protesta, bojkot dhe konferenca shtypi të shtyra, 5 lojtarë irlandezë refuzojnë të zbresin në fushë; Federata merr vendimin përfundimtar 26 Shtator 2026, 18:3318:33Sport Orë ankthi për ish-sulmuesin e Juventusit, 40-vjeçari shtrohet me urgjencë në spital dhe përfn në terapi intensive 26 Shtator 2026, 18:1118:11Sport Shqipëria merr kreun dhe ngjitet në Ligën B, parashikimi që ndez shpresat e kuqezinjve pak orë para ndeshjes me Bjellorusinë 26 Shtator 2026, 17:4917:49Sport “Kush kërcen napolonin”, Sherri dhe Hysaj ndezin atmosferën me këngë e valle në prag të ndeshjes me Bjellorusinë (Video) 26 Shtator 2026, 17:2817:28Sport