Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Shqipëria përballet me Bjellorusinë në 'Air Albania', atmosferë 'e zjarrtë' në stadium! Tifozat kuqezi 'protestë' kundër vendimit të Hagës për 4 ish-krerët e UÇK


Në mesfushë Asllani dhe Ramadani. Para Hoxha, Muçi e Seferi dhe në sulm Mamaj. Trajneri Maran luan me formacionin 4-2-3-1.

Kombëtarja shqiptare po përballet në stadiumin Air Albania në Tiranë me Bjellorusinë, një ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve. Shqipëria po luan me Etrit Berishën në portë pas më shumë se dy vitesh. Në mbrojtje janë Hysaj, Ismajli, Gjimshiti dhe Pilo. Në mesfushë Asllani dhe Ramadani. Para Hoxha, Muçi e Seferi dhe në sulm Mamaj. Trajneri Maran luan me formacionin 4-2-3-1. LEXO edhe...Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Tifozët e vegjël për Report Tv: Fitojmë 2-1, presim të shënojë Manaj dhe Asllani! E ndjekim shumë Kombëtaren (VIDEO) Atmosfera në stadium është 'e zjarrtë' dhe mijëra tifozë me flamuj kuqezi e plisa në kokë, po mbështesin Kombëtaren shqiptare. Përmes pankartave ku shkruhet 'Jo në emrin tim', kuqezinjtë kanë 'protestuar' në stadium kundër vendimit të Dhomave të Specializuara për Kosovën në Hagë, për dënimin me 81 vite burg të 4 ish-krerëve të UÇK-së. Lajm në përditësim... R.Xh/ReportTv.al futboll kombetarja shqiptare Bjellorusia ertrit berisha Tirane Air Albania Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 62.1% Jo 30% Disi 7.9% Vota total: 290 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?