Kombëtarja shqiptare Maran ka zgjedhur rotacionin për transfertën ndaj San Marinos, me disa emra të rinj që do të kenë mundësinë të tregojnë veten që në start Shqipëria zbret sërish sonte në fushë për ndeshjen e dytë në grupin e Ligës së Kombeve, teksa përballë do të ketë San Marinon në stadiumin “Olimpico” të Serravales.
Kuqezinjtë e kanë nisur me këmbën e mbarë këtë edicion, pas fitores ndaj Bjellorusisë, dhe synojnë të vijojnë me një tjetër rezultat pozitiv përballë San Marinos, skuadrës që renditet në vendin e fundit në klasifikimin e FIFA-s.
Siç kishte paralajmëruar edhe “Panorama Sport”, trajneri Maran ka vendosur të bëjë disa ndryshime në formacionin titullar. Në mesfushë mungojnë Ramadan dhe Pilo, të cilët u ndëshkuan me karton të verdhë në sfidën ndaj Bjellorusisë. Në vend të tyre janë aktivizuar Shehu dhe Mitaj.
Ndryshime ka edhe në repartin ofensiv. Mehmeti dhe Uzuni marrin vendin e Hoxhës dhe Seferit, ndërsa surpriza më e madhe vjen në mbrojtje, ku debutuesi Sina është përfshirë në formacionin titullar.
Ndërkohë, Elseid Hysaj e nis ndeshjen nga stoli, ashtu si edhe veterani Etrit Berisha. Në portë, vendin e tij e ka marrë Sherri.
Pra, Maran ka zgjedhur rotacionin për transfertën ndaj San Marinos, me disa emra të rinj që do të kenë mundësinë të tregojnë veten që në start.
sjqipëria san marino liga e kombeve Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Sport “Muçi duhej të luante shumë më tepër, Maran ka nuhatjen”, Altin Rraklli: Të mos nxitojmë ndaj San Marinos 29 Shtator 2026, 19:1919:19Sport Maran pritet ta hedhë në fushë nga minuta e parë, mesfushori kuqezi vlen më shumë se i gjithë ekipi kundërshtar 29 Shtator 2026, 18:3318:33Sport “Ka dorë CIA dhe reptilianët”, teoria konspirative merr vëmendje në Spanjë: Vinicius Jr është vrarë dhe është zëvendësuar me sozi 29 Shtator 2026, 18:1118:11Sport Trajneri i vitit në Hungari dhe Skoci, tekniku i njohur europian në bisedime për të marrë drejtimin e Vllaznisë 29 Shtator 2026, 17:4417:44Sport San Marino “vishet” kuqezi, tifozët shqiptarë ‘pushtojnë’ stadiumin në prag të ndeshjes së Ligës së Kombeve 29 Shtator 2026, 17:1717:17Sport Maran kërkon të thyejë “mallkimin” te Shqipëria, asnjë trajner i huaj nuk e ka prekur më parë këtë rekord 29 Shtator 2026, 16:5616:56Sport

